Home Gjeo-Ekonomia Konfirmohen 17 fluturime për ditën e shtunë, TIA njofton se kush lejohet...

Konfirmohen 17 fluturime për ditën e shtunë, TIA njofton se kush lejohet të udhëtojë

Tirana International Airport (TIA) konfirmoi 17 fluturime për ditën e nesërme, e shtunë, 24 prill 2021.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.

Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit sipas vendeve pritëse.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e shtunë janë:

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bari dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim
Wizz Air –Tiranë – Verona dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim

Share: