Pentagoni ka pranuar së fundmi se një luftanije amerikane ka regjistruar pamje të rralla në errësirë të objekteve të panjohura që fluturojnë mbi të dhe luftanijet e tjera.Video me nuancat ndriçuese të gjelbra kishte rënë në dorë të producentit Jeremy Corbell, i cili ka realizuar dokumentarin “Bob Lazar: Zona 51 & Tepsitë fluturuese,” shkruan britanikja Sun .
Corbell thotë se ka verifikuar autenticitetin e videos pas marrjes së informacionit nga Pentagoni, ku zyrtarët konfirmuan se pamjet janë regjistruar nga marina e SHBA, por nuk jepnin përshkrime.
Në pamjet e shkurtra të regjistruara nga luftanija USS Russell, shihen tre objekte të zbehta në formë rrethore që sillen mbi luftanije. Gjithashtu një objekt me i madh trekëndor shihet me to.
Corbell ka shpërndarë gjithashtu imazhe të kapura nga luftanija USS Omaha të një mjeti ajror “sferik” të paidentifikuar.
Ai shton: “Theksohet se mjeti sferik dyshohet të jetë një pajisje e lëshuar ose dytësore, dhe ra në ujë pa u shkatërruar. Por pas impaktit të dukshëm, mjeti që u pa të binte në ujë nuk mund të gjendej, megjithse në përdorën nëndetëse gjatë kërkimeve”.
Incidentet ishin diskutuar në Pentagon më 1 maj 2020, në një përditësim informacionesh nga marina për objektet e paidentifikuara.
“George Knapp dhe unë verifikuam materialet që ju po merrni në konsideratë dhe konfirmoj autenticitetin e tyre, bashkë me përshkrimet narrative të tyre,” tha Corbell për Sun.
Një tjetër pikasje e objekteve të paidentifikuara kishte ndodhur më 4 mars 2019, nga piloti i një gjuajtës F/A-18 dhe ndihmësi i tij në bord, thuhet në raport.
“Këto janë foto dhe video autentike nga episodet e ushtrisë me objektet e paidentifikuara ajrore, dhe përdoren për të informuar zyrtarët tanë të inteligjencës për natyrën e fenomeneve të përballjes. Ne shpresojmë që këto materiale të jenë përfaqësuese të momenteve të veçanta në historinë moderne, për krijimin e një qasjeje transparente të hetimit dhe eksplorimit të tyre”.
Zëdhënesja e Pentagon, Susan Gough tha për britaniken TheSun: “Mund të konfirmoj se fotot e videot janë regjistruar nga personeli i marinës”.
Pentagoni ka pranuar së fundmi se një luftanije amerikane ka regjistruar pamje të rralla të objekteve të panjohura
Shumica e tyre ishin në errësirë
UFO te regjistruara ne nje video te 2015
Zyrtarët Pentagonit konfirmuan se pamjet janë regjistruar nga marina e SHBA
360grade.al