Home KRYESORE Ministria e Shëndetësisë në Kosovë: Pse i refuzuam vaksinat kineze të ofruara...

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë: Pse i refuzuam vaksinat kineze të ofruara nga Shqipëria

Ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se pas vaksinimit të mjekësve nga Kosova, shteti shqiptar do të ndihmojë edhe në vaksinimin e mësuesve kosovarë. Por dje, qeveria e Kosovës bëri të ditur se ndihma në këtë rast refuzohej.

Kjo për shkak që vaksina që u ofrua është ajo kineze Sinovac. Sami Uka, këshilltari politik i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur për mediat në vend se kjo vaksinë nuk është e licencuar nga EMA.

“Për mësuesit tanë na janë ofruar vaksina Sinovac të Kinës. Natyrisht për shkak se e njëjta nuk është e licencuar dhe aprovuar nga EMA për përdorim në Evropë, dhe e njëjta bie ndesh me ligjet tona”, ka thënë Uka.

Ndërsa, kryetari i SBASHK-ut, Rrahamn Jasharaj është shprehur se sindikata e tyre nuk ndërhyn në marrëveshjet mes dy shteteve, por sipas tij, e rëndësishme është që Ministria e Shëndetësisë t’ua siguroj personelit arsimor vaksinat për Covid-19. /abcnews.al/

Share: