Home KRYESORE Nuk iu ofrua shërbim shëndetësor në burg, kritiku i Kremlinit nis grevën...

Nuk iu ofrua shërbim shëndetësor në burg, kritiku i Kremlinit nis grevën e urisë

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, i cili ndodhet në burg hyri në grevë urie, sot, në një përpjekje për t’i siguruar atij kujdesin, pas dhimbjeve që ai ka shfaqur në shpinë dhe këmbë.

Fati i Navalny është në qendër të vëmendjes, pasi ai tha javën e kaluar se zgjimi nga një roje çdo orë gjatë natës përbënte tortura dhe se thirrjet e tij për trajtim mjekësor ishin injoruar.

Në një letër të shkruar drejtuar drejtuesit të burgut të tij, e cila u postua në mediat sociale nga ekipi i tij të Mërkurën, Navalny tha se kërkesat e përditshme për një mjek të zgjedhur për ta ekzaminuar atë dhe për mjekimin e duhur ishin injoruar.

“Më duhet vërtet një mjek. Çdo i dënuar ka të drejtë (me ligj) të ftojë një specialist për ta ekzaminuar dhe konsultuar atë. Edhe unë kam një të drejtë të tillë dhe jam i pafajshëm”, shkroi Navalny në letër.

“Unë kërkoj që një mjek të lejohet të më vizitojë, dhe derisa të ndodhë kjo, unë jam duke shpallur një grevë urie”, shkruan Navalny.

Autoritetet e burgut, pasi shqyrtuan gjendjen e Navalny javën e kaluar, deklaruan se gjendja e tij ishte e qëndrueshme dhe e kënaqshme. Kremlini nuk ka pranuar të komentojë mbi shëndetin e tij, duke thënë se kjo është çështje e shërbimit të ndëshkimit federal.

360grade.al

Share: