Home Gjeo-Ekonomia Pandemia/ Franca zotohet se do ta ndihmojë Kosovën në përballimin e sfidave...

Pandemia/ Franca zotohet se do ta ndihmojë Kosovën në përballimin e sfidave të saj

Presidenti francez Emmanel Macron ka uruar të hënën Vjosa Osmanin për pozitën e saj të re si presidente e Kosovës, duke u zotuar se Franca ka gatishmëri për të mbështetur më tej Kosovën. “Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do ti dorëzojë Kosovës 15 mijë teste antigjene për tiu përgjigjur nevojave urgjente”, është cituar të ketë thënë Macron në telegramin e tij, sipas Zyrës së Presidencës në Kosovë.

Macron është thënë të ketë përmendur edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se inkurajon vazhdimin e tij drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dialogu nuk është prioriteti kyç i tij, pasi qeverisë që ai e udhëheq, do t’i duhet të merret më shumë me forcimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e vendeve të punës.

Kurti gjithashtu ka vendosur, siç ka thënë, parime, të cilat duhet të zbatohen nga ana e Serbisë në mënyrë që të ketë dialog mes dy vendeve. Njëra ndër to është njohja e realitetit se Kosova është shtet./Balkanweb.com

Share: