Home KRYESORE Përgjaket sërish SHBA/ 1 i vdekur dhe 5 të plagosur nga një...

Përgjaket sërish SHBA/ 1 i vdekur dhe 5 të plagosur nga një sulm në Teksas

Law enforcement responds to a reported shooting at Kent Moore Cabinets in Bryan, Texas, on April 8.

Një burrë i armatosur ka hapur zjarr në një fabrikë duke lënë të vdekur 1 person dhe plagosur 5 të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Bryan, Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas policisë 4 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. “Atentatori i cili besohet se është punonjës i kompanisë ‘Kent Moore Cabinets’ iku para se policia të mbërrinte në vendngjarje, por nuk zgjati shumë dhe ai u arrestua”- thotë policia e Bryan.

Sipas deklaratës se policisë i dyshuari është Larry Bollin, 27 vjeç i cili tashmë është nën pranga me akuzën e vrasjes.

Top Channel

Share: