Home KRYESORE “Punë dhe vizion i ri”, Flora Manuka, figura që zotohet të ndryshojë...

“Punë dhe vizion i ri”, Flora Manuka, figura që zotohet të ndryshojë shumë!

Flora Manuka është një nga vajzat më energjike, pjesë e Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë. Në prag të zgjedhjeve, ajo është një nga përfaqësueset më të zellshme të zërit qytetar, që premton se do të ngrejë në parlament gjithë problemet e qytetarëve dhe do të bëj çmos, që ato të zgjidhen. Në një intervistë për Eno Popin në emisionin “Kandidati”, Manuka foli gjerë e gjatë për prioritetet dhe premtimet. Me një eksperiencë të jashtëzakoshme në menaxhim spitalor, Flora zotohet që gjithçka ta kthejë në të mirë të njerëzve.

Puna me njerëzit e ka bërë atë mjaft të ndjeshme. Zyra e saj e punës shërben si një strehëz për të gjithë ata që kanë nevojë. Nëntë vite në gjënë që ajo di të bëjë më së miri, në menaxhim. Me një formim në ekonomi-politikë, që ka sjellë pasionin e madh për të kontribuuar në të mirë të njerëzve, ajo vendosi t’i përkushtohet politikës si një mënyrë për të lënë gjurmë në të.

“Mua puna më ka shoqëruar gjithë jetën” është shprehur ajo. Flora ka pohuar se i është futur politikës në një periudhë që kishte nëpër duar disa projekte shëndetësore. Jo pa qëllim Manuka ka zgjedhur profesionin që ka. Duke pasur parasysh projektet e saj shëndetësore, asaj ju bë ftesa nga strukturat e PSD-së që të bëhej pjesë e kësaj partie dhe të ishte në frontin e luftës me ta.

Flora karakterizohet nga një modesti e thellë. E pyetur nëse ndihet e realizuar ajo shprehet se gjatë gjithë jetës ne jemi student. Më pas, bashkë me Eno Popin shkuan në lagjjen ku ajo është rritur.  Ajo u shpreh se njerëzit atje, në lagjjen e saj e besojnë pasi e njohin. Pastaj, Flora u kthye te fëmijëria. Në Laprakë, sipas saj janë bërë investime ama duhet që drejtuesit të jenë sa më pranë elektoratit.

“Njësia 11” është zona në të cilën ajo garon. Një grup të rinjsh dhanë arsyet pse duhet t’i besohet vota Flora Manuka. Së pari, ata e shohin si një figurë dinjitoze që do të ngrejë zërin e tyre dhe problematikat në parlament. Së dyti, ata u shprehën se edhe prindërit do ta votojnë atë. Së treti, një nga qytetarët pohoi se pararendasit i kishin zhgënjyer ata dhe se besimi i tyre është i madh te Flora.

Sipas saj PSD-ja ka afruar figura intelektualësh, që do sjellin një frymë tjetër në vitet në vijim. Flora premton se me qasjen e saj në politikë gjithçka do të ndryshojë. Ajo bën diferencën pasi është e plotësuar. Njerëzit sipas saj kanë probleme nga më të ndryshmet. Që nga uji dhe dritat, për të cilat nuk do të dëgjohet më, pasi në një farë mënyre të gjithë gjithë përfaqësuesit e PSD-së zotohen se do të luftojnë që ata të mos diskutojnë për këto problem.

“Qeveria duhet të kishte mbaruar procesin e legalizimit të pronave”, është shprehur ajo.  Lapraka sipas saj e ka të theksuar këtë problematikë. Duket se gjithçka që ka lidhje me vendin në të cilin Flora është rritur e prek. Megjithatë, ajo zotohet për të bërë punë të mira.

Ne i urojmë suksese Flora Manukës!

Share: