Vaksina Sputnik nuk do të jetë e shpërndarë në çdo qendër shëndetësore. Për shkak të kushteve të ruajtjes -18 gradë, vaksina Sputink V do të kryhet vetëm në disa pika të përqendruara vaksinimi, por nuk do të ketë kufizim për kategoritë që do e marrin atë. Erida Nelaj, përgjegjësja e programit kombëtar të vaksinimit thotë se ndryshe nga Astra Zeneca, doza e dytë e Sputnik duhet të merret brenda 21 ditësh.
“Astra Zeneca ka të njëjtin adenovirus si për dozë të parë dhe si për doze të dytë dhe kërkon një diferëncë kohore shumë të madhe 8-12 javë për të dhënë një përgjigje më të mirë. Sputnik i ka të ndare në dy komponentë, komponenti 1 ka një adenovirus si dhe komponenti 2 ka një tjetër adenovirusi që na lejon që dozën e dytë ta bëjmë brenda 21 ditë”.
Deri tani në Shqipëri është vaksinuar mbi 10 % e popullsisë dhe brenda muajit maj autoritet thonë se do të jenë vaksinuar 500 mijë të moshuar si dhe grupe të riskuara./ Tv Klan