Home KRYESORE Shoqërohet në polici një nga kontrollorët e trafikut ajror (Emri)

Shoqërohet në polici një nga kontrollorët e trafikut ajror (Emri)

Një nga kontrollorët e trafikut ajror është shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se kontrollori i shoqëruar është Muhni Mezini.

Kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl kanë ndalur punën pas uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400 dollarë me argumentin se kanë stres, për pasojë sot janë anuluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Rinasit.

Një gjë të tillë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e ka quajtur një grusht shteti, ku janë të përfshirë ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta. Pasditen e sotme, ushtria dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zbarkuan në Rinas, ndërsa Forcat e Armatosura morën nën kontroll aeroportin.

Ndërkohë, të gjitha fluturimet përmes aeroportit të Rinasit janë anuluar deri ditën e nesërme në orën 10:00.

Kërkesat e kontrollorëve janë:

Rikthim i kolegëve në punë;

Shfuqizim i vendimeve të bordit;

Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;

Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;

Një anëtar sindikate të jetë anëtar bordi.

Top Channel

Share: