Home Gjeo-Ekonomia TIA njofton fluturimet e konfirmuara për ditën e Premte

TIA njofton fluturimet e konfirmuara për ditën e Premte

Tirana International Airport ka njoftuar fluturimet e konfirmuara për ditën e Premte.

Dy fluturimet e sotme që nuk u bënë, Bergamo dhe Dortmund, do të bëhen ditën e nesërme. Pasagjerët e këtyre dy fluturimeve të paraqiten nesër në TIA me të njëjtën biletë.

Po ashtu, pasagjerët duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara udhëtimit dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese./ Opinion.al

Share: