Home KRYESORE Top Channel: Si u vra Pjerin Xhuvani, momenti kur ish-efektivi i RENEA...

Top Channel: Si u vra Pjerin Xhuvani, momenti kur ish-efektivi i RENEA (shoqërues i Gazmend Bardhit), del me armë

Top Channel ka siguruar foton ekskluzive nga momenti i vrasjes së Pjerin Xhuvanit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se personi që qëlloi është Arber Papleka, një nga shoqëruesit e demokratit Gazmend Bardhi, i cili është konfliktuar me policët dhe ka qëlluar në turmë.

Si pasojë ai ka vrarë Xhuvanin, dhe ka plagosur dy të tjerë. Një police si dhe nipin e Xhuvanit, i cili është në gjendje të rëndë.

Autori është tashmë në pranga.

AUTORI Arbër Papleka

Informacionet paraprake thonë se ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të PD në Elbasan. Ndërkohë që vetëm pak më parë është larguar nga vendngjarja Gazmend Bardhi i PD.

Ndërkohë që sipas PD një mjet kishte nisur të qarkullonte në zonë dhe ofronte para në këmbim të votave. Ky dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i ekzekutimit të tij.

Viktima, Pjerin Xhuvani

Nga ngjarja është plagosur dhe një police, Xhensila Sota e cila ishte rastësisht në zonë.

Viktima nuk është një emër i panjohur, pasi  ai është përfolur edhe në sherrin e ditës së verës. Pjerin Xhuvanin ishte i përshirë në përplasjen në Elbasan, Ditën e Verës, mes militantëve të PS dhe PD. Në atë kohë opozita akuzoi mbështetësit e Ramës që dhunuan qytetarët ishin eksponentë të krimit të organizuar dhe se atë ditë ishin edhe të armatosur. Xhuvani ka qenë dhe ish kryetar i LSI-së.

Kjo ngjarje e rëndë ndodh vetëm pak ditë para zgjedhjeve.FOTO GALERI4/8

Top Channel

Share: