Kushdo që ka nevojë për partnerë duhet të jetë i besueshëm dhe i parashikueshëm. Shqipëria dhe shqiptarët (edhe Kosova) nuk kanë luksin të pozicionohen në anën e gabuar. Duke u rreshtuar krah Gjermanisë dhe Britanisë, por edhe duke bërë përpjekje të hyjnmë në aleancë me Izraelin për sigurimin e vaksinës, ne mbesim tutje në anën tonë.
Nga Dr Sadri Ramabaja
Prishtinë, 7 prill – Interesat gjeopolitike të Rusisë dhe Kinës për rajoninn e Ballkanit Perendimor qesin kokë edhe në terrenin ku do të duhej të fillonte shqetësimi për shëndetin e qytetarëve. Këtë fakt, një lagje politkanësh dhe publicistësh shqiptar edhe nëse e kanë të qartë, në rastin e Kosovës duan ta keqpërdorin, duke e shndërruar në instrument të luftës politike ditore.
Duke lexuar shkrimin e publicistit të njohur Skender Minxhozi me titull “Vaksinat kineze dhe dyqani poshtë shtëpisë së Albin Kurtit” (që mbështetet 100% nga publicisti Bislim Elshani!), në mendje më erdhi një pjesë e dialogut të një personazhi dytësor të filmit të njohur “Në anën tjetër të Afrikës”. Ky rol dytësor luhet nga aktorja e madhe Klaus Maria Brandauer. Ajo në një rast e pyet figurën qendrore të filmit, danezin Karen Blixen, për skepticizmin e britanikëve, derisa ecnin nëpër pyjet e paanë të Afrikës se, në cilën anë ishte Mbretëria e vogël gjatë Luftës së Parë Botërore? Dhe merrë këtë përgjigje plot humor politik e kuptimplotë: “Unë shpresoj se, në anën e vetë.”
Minxhozi bëhet sikur nuk e njeh luftën gjeopolitike dhe vijat ndarëse që kanë përcaktuar qendrat e vendosjes edhe në rrafshin e përkujdesit shëndetësor.
Brukseli ka kohë që nuk lejon përdorimin jo vetëm të vaksinës kineze, por as edhe të barnave tjera të rëndomta që prodhohen në Kinë, nëse ato nuk kalojnë nëpër filtrin e licencimit nga institucionet përkatëse të BE-së.
Në legjislacionin e Kosovës, konkretisht në ligjin për importin e barnave, decidivisht potencohet se, asnjë preparat mjekësor nuk mund te importohet dhe përdoret në Kosovë, nëse ai nuk është i liçencuar në BE.
Qeveria Kurti në këtë rast, ka aplikuar jo vetëm legjislacionin e vetë, por ajo ka respektuar edhe njërin nga partnerët kryesor të saj – BE-në.
Në cilën anë janë kjo lagje e
politikanëve dhe publicistëve tanë në këtë rast: në atë të Shqipërisë dhe
shqiptarëve, tek koketojnë me Kinën (ndërkohë edhe me Rusinë), apo në anën e
Perendimit? Do të duhej të ishin sigurisht në anën e Perendimit, rrjedhimisht
në anën e vetë, do të thoshte interesi nacional.
Kjo pyete nuk shtrohet tani vetëm kur kemi të bëjmë me konfliktin e ri lidhur
me ndarjen dhe sigurimin e vaksinës kundër virusit Corona 19. Partnerët tanë
real brenda BE-së, së paku që nga qasti kur Shqipëria ka parashtruar kërkesën
zyrtare për aderim në BE, kanë parasysh rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve (pra
edhe të Kosovës) në BE. Njërin nga faktet më me peshë në politikën e jashtme që
do të duhej ta kishte parasysh jo vetëm klasa aktuale politike shqiptare, është
se, pozicionimi i shqiptarëve qartësisht pro Perendimit, forcon partneritetin
tonë para së gjithash me SHBA-të dhe Gjermanin.
Interesat imediate, por
edhe ato afatgjata, megjithëse padyshim
kanë një rëndësi të jashtëzakonshme, janë vetëm një gjë; ana tjetër janë idetë
– idetë për të ardhmen, duke përfshirë kritikën konstruktive për të tashmen dhe
parashtruar konceptet për zgjidhje më të mira. Por, këto i mungojnë shkrimit të
Minxhozit me këtë rast, e jo vetëm atij!
Në cilën anë qëndron Shqipëria (dhe Kosova) në këtë konflikt , ju lutem? Dikush
në Perendim do të donte të dinte gjithmon më shumë. Qeveria Kurti e ka parasysh
këtë fakt. Sepse ajo është e përkushtuar të jetë në anën e interesit nacional,
pra në anën e vetëvetes.
Sipas të dhënave të Qendrës Europiane për Preventivë dhe Kontrollë të Sëmundjeve (ECDC), duke marrë në konsideratë numrin mesatar të rasteve të vdekjeve në 100.000 banorë nga virusi Corona 19, Kosovën e pozicionon pothuajse në krye të listës evropiane.
Përderisa Serbia deri më tani ka marrë më shumë se një milion vaksina nga Rusia dhe Kina dhe tashmë ka vaksinuar mbi gjysmë milioni qytetarë, pjesa tjetër e shteteve të rajonit janë në pozicione të vështira.
Ato fillimisht, meqë kishin vendosur t’i siguronin stoqet e vaksinave nga prodhuesit perëndimorë, në njërën anë dhe derisa i ishin bashkuar iniciativës COVAX të udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OSHB), duke qenë të bindur në solidaritetin që do ta dëshmonte sërish Brukseli, tani kanë ngelur keq. Në këtë gjendje të krijuar, fakti se prej nga vijnë vaksinat, nuk do të duhej të ishte aq i rëndësishëm, sidomos tashti kur bota po vazhdon të jetë nën diktatin e pandemisë.
Për sa kohë që vaksinat janë efektive, e vetmja gjë që do të duhej të kihej parasysh, do të ishte sigurimi dhe shpërndarja më e shpejtë e vaksinës. Por, realiteti është ndryshe. Kjo strategji nuk ka funksionuar mirë brnda BE-së. Në anën tjeëtr, derisa Kosova kishte një qeveri inerte, përveç propagandës që bëri gjatë fushatës, ajo nuk qe në gjendje të siguroj as doza minimale të vaksinës.
Ndërkohë, krejt në përputhje me këndvështrimin e gjeopolitikës klasike, beteja është shtrirë edhe në fushën për mundjen e virusit: vakumin e lënë nga BE-ja në Evropën Juglindore po e mbushë Kina dhe Rusia. Kjo e fundit, tashmë ia ka ofruar vaksinën Sputnik Hungarisë dhe Sllovakisë. Nëdrkohë edhe Republika Çeke është treguar e interesuar për këtë vaksinë.
Ato, vaksinat e prodhuara në Kinë e Rusi, ndërkohë i janë ofruar edhe Shqipërisë.
Kremlini nuk udhëhiqet me këtë rast nga motive humanitare, sepse tashmë është sekret publik, raportet dëshmonë se mungojnë vaksinat edhe në Rusi. Putini po e shfrytëzon rastin që të mbjellë skepticizëm dhe mosbesim ndaj BE-së tek vendet e ish Traktatit të Varshavës, por edhe tek ato të Ballkanit Perendimor. Ndërkaq Kina, si vëllai autoritar e gjithsesi i mbushur plot dhimbje në shpirt, po shrytëzon rastin të krijojë çarjen e thellë brenda BE-së, duke i ofruar sasi të mëdha të vaksinës Hungarisë, që udhëhiqet nga një qeveri autoritariste.
Vaksinat kundër virusit Korona 19 në Evropën Juglindore ka kohë që dëshmojnë defektet strukturore dhe organizative të Brukselit, duke pozicionuar rajonin e Ballkanit midis paaftësisë dhe gjeopolitikës. Sidoqoftë, shqiptarët kanë nevojë për partnerë, prandaj duhet të jemi të besueshëm dhe të parashikueshëm edhe në këto çaste decidive.
Pandemia e Koronës po ndikon gjithësesi edhe në ndryshimin e ndjeshëm në politikën e jashtme të shteteve. Deri tani, megjithë betejën e ashpër, Gjermania (me Biontech / Pfizer) dhe Britania e Madhe (me AstraZeneca) kanë dominuar tregun. Shqipëria dhe shqiptarët (edhe Kosova) nuk kanë luksin të pozicionohen në anën e gabuar. Duke u rreshtuar krah Gjermanisë dhe Britnaisë, por edhe duke bërë përpjekje të hyjmë në aleancë me Izraelin për sigurimin e vaksinës, ne mbesim tutje në anën tonë.
Dy vende të BE-së, Austria dhe Danimarka, tani kanë hyrë në një aleancë për sigurimin e vaksinave me Izraelin. Do të ishte me shumë interes që pala shqiptare (dy republikat tona) ta ndjek këtë model. Ky konkluzion gjithësesi nuk ka të bëjë me farë qortimi qoftë për nomenklaturën politike të Tiranës, qoftë për publicistët si puna e Minxhozit e Elshanit. Këta dy të fundit, para se të shpërndajnë dixhitura të politikës ditore të Ramës, të kësaj natyre që fusin pyka mes dy qendrave shqiptare, mirë do të bënin të shihnin dyqanet poshtë shtëpive të tyre në kanë produkte serbe, meqë ndërkohë qeveria Kurti 2 pritet ta rikthejë reciprocitetin dhe mund të mbesin pa to.