Ka mbërritur në SPAK ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla. Ai është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë. Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është paraqitur për herë të parë në seancë.
Siç shihet në video, Llalla hyn brenda ambienteve të gjykatës, roja tek dera e përshëndet në mënyrë simbolike, ndërsa të pranishëm para dyerve të gjykatës vihen re edhe shumë gazetarë të cilëve Llala refuzon t’iu japë deklaratë.