Home KRYESORE Celibashi:Përfundon printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për 6 qarqe

Celibashi:Përfundon printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për 6 qarqe

Teksa na ndajnë 9 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prillit, Kreu i KQZ, , Ilirjan Celibashi, bën me dije se janë printuar dhe paketuar fletët e votimit për 6 qarqe.Pëmes një statusi në rrjetet sociale, Celibashi thotë se janë printuar fletët e votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan dhe Fier, që pritet të mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme.

Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme. Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis”, shkruan Celibashi.

Ndërkohë pritet printimi i fletëve të votimit edhe për 6 qarqet e tjera të vendit.

Qytetarët shqiptarë në 25 prill mund të votojnë për partitë politike por mund të votojnë edhe kandidatët për deputetë.

Share: