Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, së bashku me ambasadoren franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadorin gjerman Peter Zingraf, do të shkojnë në Elbasan të hënën, 19 prill 2021, për t’u takuar me kandidatë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.
Do të ketë takime me z. Taulant Balla të Partisë Socialiste, z. Gazment Bardhi të Partisë Demokratike dhe znj. Rudina Hajdari nga Nisma “Thurje”. Fatkeqësisht, një takim me Lëvizjen Socialiste për Integrim në Elbasan nuk u bë e mundur.
Tre ambasadorët do të japin një deklaratë për median rreth orës 12:30, në fund të vizitës së tyre, pra, pas takimit të fundit me Nismën “Thurje”.
Top Channel