Home Gjeo-Ekonomia A do udhëtojnë drejt BE qytetarët që kanë marrë vaksinën ruse dhe...

A do udhëtojnë drejt BE qytetarët që kanë marrë vaksinën ruse dhe kineze?

Teksa shumë shtete po lehtësojnë masat anti-COVID, pikëpyetje janë ngritur në lidhje me llojin e vaksinave që njihen nga vendet e BE.

Lidhur me këtë çështje ka folur në “Abc News” gazetarja Erisa Zykaj, e cila është shprehur se vaksina kineze dhe ajo ruse nuk do të njihet nga BE, gjë e cila do të shkaktojë pengesa për qytetarët që udhetojnë drejt vendeve të BE.

“Personat që janë vaksinuar me vaksinën kineze dhe ruse nuk janë të vlefshme për BE-në. Ka pasur një pyetje që a mund të njihen dhe të udhëtojnë drejt BE-së personat që i kanë marrë këto vaksina, përgjigja ka qenë JO. Këto vaksina nuk njihen, janë të pavlefshme për të udhëtuar drejt BE për momentin” tha Erisa Zykaj.

Por dera nuk është e mbyllur për qytetarët që i kanë injektuar këto doza dhe duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së. “Ata që vijnë të bëjnë testimin 72 orë para se të vijnë dhe ndoshta edhe karantinimin sipas rregullit të shtetit anëtar”,-tha Zykaj./Opinion.al

Share: