Që Biden të ketë sukses atje ku paraardhësit e tij dështuan, ai duhet të riparojë dëmin që ish Presidenti Donald Trump ka shkaktuar. Konflikti izraelito-palestinez ka vazhduar prej 7 dekadash dhe po bëhet një situatë gjithnjë e më e vështirë, shpërthyese dhe destabilizuese që po jehon në të gjithë Lindjen e Mesme dhe disa fuqi rajonale po e shfrytëzojnë atë për interesat e tyre kombëtare.
Por Biden mund të jetë personi që do t’i japë fund konfliktit. Palestinezët kurrë nuk do të heqin dorë nga e drejta e tyre për të krijuar një shtet të pavarur por kjo alternativë, nuk do të pranohet kurrë nga izraelitët, sepse kjo do të kompromentonte identitetin kombëtar hebre të shtetit dhe natyrën e tyre demokratike.
Të dy shtetet do t’u duhet të bashkëpunojnë në shumë fusha, veçanërisht në sigurinë dhe zhvillimin ekonomik. Kjo do të çojë në krijimin e kornizës për një konfederatë, e cila do të jetë rezultati përfundimtar pas disa vitesh paqeje.
Që Biden të ketë sukses atje ku paraardhësit e tij dështuan, ai duhet të riparojë dëmin që Presidenti Donald Trump ka shkaktuar në të gjithë procesin e paqes dhe të rifitojë besimin e Palestinezëve në një negociatë të re që mund të çojë në një zgjidhje të përhershme. Për këtë qëllim, ai duhet të marrë masa specifike para fillimit të bisedimeve dhe të vendosë rregulla të angazhimit për të cilat të dy palët duhet të bien plotësisht dakord, raporton abcnews.al
Masat paraprake
Biden duhet të lejojë Autoritetin Palestinez të përfundojë misionin e tij. Kjo do të krijonte një kanal komunikimi, i cili është thelbësor për zhvillimin e një dialogu midis SHBA dhe Palestinës dhe për të eliminuar disa nga pengesat fillestare përpara se të rifillojnë negociatat.
Është thelbësore që Biden të japë ndihmën financiare të nevojshme që palestinezët kanë marrë nga SHBA. Autoriteti Palestinez është i varfër financiarisht dhe ka nevojë për ndihmë. Ndihma e dhënë duhet të monitorohet për të siguruar që paratë të shpenzohen në programe dhe projekte specifike.
Administrata e Biden duhet të informojë qeverinë izraelite se do t’i përgjigjet çdo aneksimi të mëtejshëm të territoreve palestineze. Sidoqoftë, SHBA do të vazhdojë të ketë Ambasadën Amerikane në Jeruzalem dhe do të vazhdojë njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e saj, duke lënë statusin e tij përfundimtar për negociata.
Duke pasur parasysh polemikat e forta rreth vendbanimeve dhe efektin e tyre të pafavorshëm psikologjik dhe praktik mbi palestinezët, Biden duhet të këmbëngulë që Izraeli të vendosë një bllokadë të përkohshme në zgjerimin e vendbanimeve.
Kjo çështje duhet të jetë në krye të agjendës për të lejuar më vonë zgjerimin e vendbanimeve specifike në kontekstin e shkëmbimeve të territoreve. Administrata e Biden duhet të ftojë Hamasin të marrë pjesë në negociata së bashku me Autoritetin Palestinez ose veçmas, me kusht që ata të heqin dorë nga dhuna dhe të njohin të drejtën e Izraelit për të qenë një shtet.
Ndryshe nga Administrata e Trump që mbështesnin haptazi Izraelin dhe i kanë kushtuar shumë pak ose aspak vëmendje aspiratave të Palestinezëve, Administrata e Biden duhet të jetë paanshme. Shtetet arabe dhe BE kanë gjithmonë një zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez. Zyrtarët sauditë dhe gjermanë janë vëzhguesit idealë që mund të ndihmojnë më aftësitë e tyre unike ashtu si fuqitë kryesore arabe dhe europiane.
Rregullat e angazhimit
Asnjë tentativë për negociata nuk do të ketë sukses nëse palët e përfshira nuk bien dakord për konfliktin e fundit. Palestinezët kërkojnë të kenë një shtet të pavarur ndërsa izraelitët kërkojnë të ruajnë sigurinë dhe pavarësinë e një shteti hebre demokratik.
Para se të fillojnë negociatat e reja, administrata e Biden duhet të këmbëngulë që të dy palët të angazhohen pa mëdyshje për një rezultat të favorshëm të dy shteteve. Të dy palët nuk i kanë kushtuar vëmendje nevojës për të kuptuar përvojat historike të njëri-tjetrit – Holokaustin për izraelitët dhe Nakba (katastrofën) për palestinezët – të cilat ata i përdorin në mënyrë të pandërgjegjshme si mburoja për tu mbrojtur.
Të pranosh vuajtjet traumatike të njëri-tjetrit do të ndihmonte në zbutjen e pengesave psikologjike që vazhdojnë të ushqehen me mosbesim dhe urrejtje. Asnjë negociatë nuk mund të zhvillohet me mirëbesim në një atmosferë të tillë. Një pjesë integrale e çdo procesi negociues është krijimi i besimit, i cili nuk mund të ushqehet ndërsa palët akuzojnë njëra-tjetrën publikisht.
Udhëheqësit e të dy palëve duhet t’i japin fund deklaratave të ashpra, pasi populli nuk do të ketë besim në negociata me një atmosferë të tillë. Të dy palët duhet të angazhohen jo vetëm për të hequr dorë nga dhuna, por për të bërë gjithçka që kanë në dorë për të parandaluar dhunën kundër njëri-tjetrit.
Asgjë nuk shkakton më shumë dëme sesa veprimet e dhunshme. Të dy palët duhet të bashkëpunojnë plotësisht për të gjitha çështjet e sigurisë dhe të japin një mesazh të qartë se dhuna nuk do të tolerohet dhe autorët e krimit do të vuajnë pasojat për veprimet e tyre, raporton abcnews.al
Kjo do të parandalonte rifillimin e negociatave nga zero dhe do të lejonte ndërtimin e blloqeve që mund të çojnë në një marrëveshje. Procesi i negociatave duhet të shoqërohet njëkohësisht nga lënia pas e konflikteve. Të dy palët duhet të zbusin gradualisht armiqësinë e thellë prej dekadash dhe mosbesimin midis tyre. Aktivitete të tilla do të nxisin besimin se bashkëjetesa në paqe është e mundur.
Administrata e Biden duhet të këmbëngulë që të dy palët t’i pranojnë këto rregulla nëse duan të rinisin negociatat. Përndryshe, fillimi i negociatave nuk do të jenë gjë tjetër veçse diçka e kotë. Për fat të keq, udhëheqësit aktualë në Izrael dhe Palestinë nuk janë në gjendje të pranojnë fillimin e negociatave serioze.
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar krijimin e një shteti palestinez; ai po përballet gjithashtu me tre kallëzime penale për korrupsion. Edhe Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas ka një pozicion të vështirë në lidhje me vendbanimet, Jeruzalemin dhe refugjatët dhe do të jetë pothuajse e pamundur që ai të tolerojë.
Ai është gjithashtu “shumë i qetë” në pozicionin e tij dhe nuk dëshiron të largohet nga skena politike. Ndërkohë, Biden duhet të përsërisë angazhimin e SHBA-së për sigurinë kombëtare të Izraelit dhe mbështetjen e tij për krijimin e një shteti palestinez.
SHBA mbetet fuqia e domosdoshme që mund të sjellë paqen mes dy vendeve. Që administrata e Biden të realizojë këtë, ai duhet të përpiqet shumë sepse as izraelitët dhe as palestinezët nuk mund ta bëjnë diçka të tillë vetëm, dhe sigurisht jo pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së.
Si president, Biden ka mundësinë për t’i dhënë fund konfliktit Izraelito-Palestinez, dhe të dy palët duhet të pranojnë sa më shpejt diçka të tillë. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al