Home KRYESORE Brataj: Pranvera e vitit tjetër mund të shënojë fundin e COVID-19

Brataj: Pranvera e vitit tjetër mund të shënojë fundin e COVID-19

Drejtori i Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj ka folur në lidhje me situatën e shkaktuar nga pandemia COVID-19 në vendint tonë.

Në “Abc Neës”, Brataj shprehet se vera pritet që të jetë e qetë për shkak se treguesit flasin për shifra në rënie të rasteve dhe numrit të viktimave. Sipas Bratajt, pranvera e vitit tjetër mund të shënojë edhe fundin e pandemisë.

“Unë mendoj që vera do të jetë e qetë për arsye të treguesve që kemi. Ne patëm një lockdoën të menjëhershëm në mars. Ndërsa në qershor në mendoj që virusi ishte i dobët dhe ka infektuar shumë njerëz që e kanë kaluar shumë lehtë. Gjithashtu unë mendoj që Shqipëria dhe shqiptarët mund të kenë kaluar Sars-Cov-1. Nuk mund të flasim saktësisht, por gjithashtu mendoj që kjo verë do të jetë e qetë, do të kemi një dimër bashkëjetues me virusin, dhe besoj që pranvera e vitit tjetër mund të sjellë fundin e saj. Siç e shohim të paktën 400, 000 mijë qytetarë janë vaksinuar dhe mund të themi që jemi në një situatë të mirë të imunizimit”, tha Brataj./ Opinion.al

Share: