Home Gjeo-Ekonomia Dendias takim me homologun turk: Takim Mitsotaki-Erdogan në samitin e NATO

Dendias takim me homologun turk: Takim Mitsotaki-Erdogan në samitin e NATO

Greqia kërkon “normalizim gradual” të marrëdhënieve bilaterale me Turqinë, tha Ministri i Jashtëm Nikos Dendias në një konferencë shtypi pas takimit me homologun e tij turk Melvut Cavusoglu në Athinë të hënën. Megjithatë gjatë takimit ai pranoi se të dy palët kanë qëndrime të ndryshme për çështje të caktuara.

Dendias tha se të dy palët ranë dakord mbi një listë të programeve të bashkëpunimit ekonomik, si dhe mbi njohjen reciproke të certifikatave të vaksinimit Covid-19.

Në komentet e tij, Cavusoglu tha se Athina dhe Ankaraja kërkojnë të “rrisin bashkëpunimin” dhe të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre “në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe interesave të përbashkëta”.

Ministri i jashtëm turk konfirmoi se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të takohet me Presidentin turk Recept Tajip Erdogan në një konference të NATO-s në Bruksel në 14 qershor.

Cavusoglu më parë u takua me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis në Rezidencën Maximos. Asnjë deklaratë nuk u bë pas takimit, megjithatë burimet për gazetën greke ekathimerini thanë se bisedimet u zhvilluan në një atmosferë të përzemërt. Sipas të njëjtave burime, të dy palët shprehën gatishmërinë për të promovuar një axhendë pozitive./Opinion.al

Share: