Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot katër projektvendime për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio -Televizionit Shqiptar.
Mësohet se me 92 vota pro, 1 kundër dhe 7 abstenim, Milena Selimi u emërua anëtare e Këshillit Drejtues të RTSH, e cila është drejtore e COD, Qendra për Hapje dhe Dialog.
![unnamed 2](https://newsbomb.al/wp-content/uploads/2021/05/unnamed-2.jpg)
Me 92 vota pro, 1 kundër dhe 8 abstenim, Thanas Goga emërohet anëtar i Këshillit Drejtues në RTSH, i cili është profesor Komunikimi në Universitetin e Tiranës.
![BwwvsnEIAAAPyv](https://newsbomb.al/wp-content/uploads/2021/05/BwwvsnEIAAAPyv-.jpg)
Me 96 vota pro, 1 kundër dhe 4 abstenim analisti Gëzim Podgorica, ish-ambasador u emërua anëtar i Këshillit Drejtues në RTSH.
![gezim podgorica](https://newsbomb.al/wp-content/uploads/2021/05/gezim-podgorica.jpg)
Ndërsa me 96 vota pro, 2 kundër dhe 4 abstenim Engjëll Ndocaj, u emërua anëtar i Këshillit Drejtues në RTSH, i cili punon si gazetar prej një kohe të gjatë në këtë televizion.
![dekorim engjell ndocaj](https://newsbomb.al/wp-content/uploads/2021/05/dekorim-engjell-ndocaj-1024x682.jpg)
![Screenshot 8 5](https://newsbomb.al/wp-content/uploads/2021/05/Screenshot_8-5.jpg)