Organizata Botërore e Shëndetësisë aprovoi ditën e sotme vaksinën kundër COVID-19 të prodhuar nga autoritetet shëndetësore “Sinopharm”.
Bëhet me dije se OBSH e ka miratuar këtë vaksinë për përdorim urgjent, duke lehtësuar kështu rrugën për vendet e varfëra që të kenë një qasje akoma më të madhe ndaj vaksinës dhe duke ndihmuar në mbylljen e pandemisë.
Sipas mediave të huaja mësohet se miratimi lejon që vaksina Sinopharm të përfshihet në programin Covax, iniciativa globale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që është krijuar për të promovuar shpërndarjen e drejtë të vaksinave në të gjithë botën./Opinion.al