Home Gjeo-Ekonomia Qeveria e përkohshme në Bullgari nuk ka autorizim të heqë veton ndaj...

Qeveria e përkohshme në Bullgari nuk ka autorizim të heqë veton ndaj RMV-së

Qeveria e përkohshme në Bullgari, nuk do të heqë veton për nisjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

“Pozita kornizë e Bullgarisë për këtë çështje ishte arritur konsensus nga të gjitha partitë politike në Parlamentin e Bullgarisë. Si qeveri e përkohshme ne nuk kemi autorizim të ndryshojmë atë”, kështu është shprehur ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev, duke shtuar se do të bëjë çmos që të ruajë dialogun me Maqedoninë e Veriut.

Qeveria e përkohshme ka për detyrë të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 11 korrik në Bullgari, duke qenë se nuk u formua qeveri nga zgjedhjet e fundit.

/abcnews.al/

Share: