Nga Urime Straka
S’me ndjene kur eca zbathur rrugeve te moralit te thyer,
E mu ngulen ne shpirt copezat e qelqit te pergjakur.
S’me ndjene kur qava dhe me dhembi çdo vrazhdesi e njerezve.
S’me ndjene kur dashurova dhe u luta t’me qendronin.
S’me ndjene kur i mirekuptova padrejtesite, arrogancen dhe ligesite e tyre…
U luta t’me qendrojne, t’me duan e t’kuptojne qe beja gjithcka per ta,
vec per pak miresi,
per nje pershendetje,
per nje fjale te ngrohte qe ta ndricon shpirtin,
zemren,
diten,
castin,
deshiren,
dashurine…
S’me ndjene kur me tradhetuan,
e une u deshperova,
u merzita,
u drobita
dhe m’u humb vullneti per t’i dashur.
S’me ndjene kur ju buzeqesha e me quajten te marre.
S’me ndjene kur une i ndjeva.
E tashme qe nuk i ndjej,
ne ndjejne.
Ehh,,,
me ndjejne ne kohen e gabuar, ne kthimin qe nuk kthehet,
ne forcen e dashurise qe gelon per veten,
per kohen
per te ardhmen pa njerez perplot me interesa bastarde dhe çmaskime maskiliste.
Tani me ndjejne,,,por nuk i ndjej!