Nga Artur Zheji
Duke qenë se ka kriminelë me kollare, që respektojnë protokollin e veshjes në gjykata e zyra shteti, që grabisin të ardhmen e fëmijëve tanë, tendera, kjo më duket një kësulëkuqe e vogël, por u kap.
Unë jam kundër kësaj, që kur kapesh me ekzgjaerim të vogël, të gjithë të turren, dhe nuk i shohin ato tjerat. Në këtë botë gri, në Elbasanin gri, çfarë faji ka kjo. Kjo e pa që drejtësinë e vendosin bandat, dhe ka thënë po mirë të shijoj dhe unë jetën time.
Unë mendoj që rasti i kësaj duhet marrë pikërisht te metafora, që është një lloj kukulle, që nuk e ka fajin, pasi fajin e ka ai që lëviz fijet e kukullës. Ne nuk merremi me atë që lëviz fijet, me atë që e ka vendosur dhe e ka lënë kryetare gjykate.
Dikush e komandon dhe atë. Kjo zonjë është mishërimi i sistemit gjyqësor shqiptar, por pjesa më e bukur. Sa e dëmshme është, është punë tjetër.
Sipas Balkanweb: