Home Approccio Italo Albanese 27 hetuesit shqiptarë të BKH nisin në Itali trajnimi nga anti-mafia

27 hetuesit shqiptarë të BKH nisin në Itali trajnimi nga anti-mafia

Ka nisur ditën e sotme në Itali trajnimi i 27 hetuesve shqiptarë, anëtarë të BKH-së.

Bëhet me dije se trajnimi do të zgjasë një javë.

Mësohet se në nisje të këtij trajnimi ka marrë pjesë për palën Italiane, Prefekti Vittorio Rizzi, Zëvendës Drejtues i Policisë, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Kriminale, dhe Drejtuesi i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Maurizio Vallone, drejtor i DIA-s. Ndërkohë që për palën shqiptare ka qenë përfaqësues Arben Kraja, Drejtues i Prokurorisë së Posaçme dhe Aida Hajnaj, Drejtuese e BKH-së.

Trajnimi është i realizuar në kuadër të projektit Pameca V, i financuar nga Bashkimi Evropian e i udhëhequr nga Italia, ka për qëllim të përforcojë më tej bashkëpunimin dypalësh policor midis Italisë e Shqipërisë. Siç njofton Ambasada Italiane në Tiranë, në dispozicion të hetuesve shqiptarë do të vihet ekspertiza më të mirë kombëtare mbi çështje strategjike si lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike./Opinion.al

Share: