Home KRYESORE Edukimi kriteri bazë që klasifikon kombet

Edukimi kriteri bazë që klasifikon kombet

Nga Dr. Enriko Ceko

Në ditët tona duket fare qartë se është edukimi kriteri bazë qëklasifikon kombet dhe pas këtij kriteri vijnë kriteret e tjera tënatyrave politike, ekonomike, sociale, ligjore, mjedisore, sportive, kulturore, etj.

Në ato kombe ku edukimi është i lidhur ngushtë me punësimin, ka rritje ekonomike, ka kohezion social, ka qendrueshmëripolitike, ka legjislacion që respektohet, ka mbrojtje të mjedisit, ka rezultate në sport dhe ka jetë kulturore dhe artistike të pasur.

Në po këto vende ka një bashkëpunim në rritje midis punëmarrësve të të gjitha natyrave dhe llojeve të punëve me sektorin e edukimit, kryesisht me institucionet e arsimit të lartëme natyrë universitare akademike dhe shkencore dhe me natyrëuniversitare profesionale.

Duket se në vendet ku nuk ka lidhje midis punëmarrësve dheinstitucioneve të arsimit të lartë në fakt ka një problematikëshumë të madhe dhe në këto vende bëjnë pjesë krahasShqipërisë edhe vende të tjera.

Konkretisht në Shqipëri fakti që fitimi i një vendi pune bëhet me mënyra ligjore faktikisht të përcaktuara, por që nuk respektohennga ana e punëmarrësve, bën që në vendin e punës së sejcilitprej nesh të shfaqen problematika nga më të ndryshmet që nëfund të fundit të çojnë drejt humbjes së avantazhit krahasues sisubjekt dhe si komb.

Manaxhimi i fuqisë punëtore pa marrë parasysh kriteret e edukimit dhe të bërjes së karierës mbi bazë të aftësive, njohurivedhe kompetencave po i kushton shumë shrenjt vendit të vogëldhe të mrekullueshëm buzë Adrikatikut, pozicion gjeografik dheklimë dhe burime natyrore që të tjerët e kanë zili, pasi mendohetse janë parakushtet e avantazhit krahasues.

Duket se vendeve të tjera Zoti dhe Natyra u kanë dhënë rreth20% dhe pjesën tjetër e bëjnë njerëzit, ndërsa shqiptarëve Zotidhe natyra u kanë dhënë rreth 80% dhe ata nuk paskan qenë tëaftë të bëjnë 20%-shin tjetër, që në fakt është pjesa që bëndiferencën midis kombeve.

Është e dukshme se sektori i edukimit ka mangësi të shumta, pasi aftësitë, njohuritë dhe kompetencat janë pjesë e këtij sektorinë të tëra nivelet e edukimit dhe jo vetëm në institucionet e arsimit të lartë, ashtu siç duket se është keqkuptuar nëpërgjithësi nga ana e atyre individëve që përbëjnë shumicën e shoqërisë shqiptare.

Në fakt aftësitë, njohoritë dhe kompetencat fillojnë që në çerdhedhe vazhdojnë me nivelin fillor të arsimit e më tej me nivelinnëntëvjeçar, të mesmen dhe më tej me nivelet universitare tëformimit professional një dhe dy vjeçar, të nivelit bachelor dhemaster profesional e shkencor, studimeve doktorale e post – doktorale dhe padyshim edhe me konceptin e të të mësuaritpërgjatë tërë jetës, të mirëpranuar nga shoqëritë modern nëzhvillim dhe të zhvilluara.

Është pikërisht ky koncept që nëse nuk shtrihet në mendjen e individëve që përbëjnë shoqërinë e një kombi, i çon këto kombedrejt mungesës së zhvillimit intelektual dhe drejt shkatërrimit [ërshkak të shtimit të numrit të individëve që janë analfabetëfunksionalë.

Kjo dëmton produktivitetin dhe në fakt produktiviteti i sektoritpublik dhe privat në Shqipëri është në nivelet më të ulëta nërajon dhe në kontinent.

Si rezultat, shumicës së atyre që janë në kërkim të punës nëShqipëri shpesh u mungojnë aftësitë, njohuritë dhe kompetencate nevojshme për të kryer në rolin, që ata kërkojnë të kenë në njëorganizatat ku synojnë që të punësohen.

Paralelisht, në Shqipëri mungon tërësisht kultura e formimitprofesional dhe teknik. Pothuajse të tëra bizneset dheinstitucionet e administratës publike hedhin në koshin e plehravejetëshkrime serioze vetem e vetëm me faktin se aplikantët nukkanë diplomë universitare, edhe pse ata mund të jenë mjaft tëaftë dhe të kenë njohuri shumë të mira dhe kompetenca të plotapër punën për të cilën aplikojnë.

Kjo vjen kryesisht për shkak se punëdhënësit shqiptarë ende nuke kanë kuptuar se për të bërë një përshkrim të vendit të punës,për të cilin punëmarrësit aplikojnë për t’a fituar, kërkohetspecialistë të mirëfilltë të manaxhimit të burimeve njerëzore, qëdinë të manaxhojnë karierrën e punëmarrësve që nga hyrja e kandidatit në organizatë e deri në largimin e tij / asaj ngaorganizata, përfshirë këtu edhe shkollimin dhe trainimin e këtyrepersonave edhe përgjatë rrugës që ata përshkruajnë që bashkume organizatën.

Distanca shumë e madhe midis punëmarrësve, sektorit tëedukimit dhe punëdhënësve ka bërë që në shumicën e institucioneve arsimore në Shqipëri, ata që nxënë, si në nivelin e nxënësit, ashtu dhe në nivelin e studentit, të mos jenë tëpërgatitur dhe të gatshëm që të përballen me botën reale, kuthemeli i suksesit është puna.

Pavarësisht se në shkollat shqiptare tabela e zezë prej dërraseështë zëvendësuar me tabelën e bardhë MDF veshur me poliuretan dhe shkumësi prej karbonat kalçiumi ështëzëvendësuar me lapustila dhe në disa prej institucioneve tëarsimit privat ka edhe kompiutera dhe projektorë, dhe edhe psesoba me dru është zëvendësuar me sisteme ngrohjeje me kaldajae kondicionerë, sistemi shkollor ka mbetur i pandryshuarpothuajse në nivelin e pas Luftës II Botërore.

Pjesa më e madhe e atyre që japin sot mësim në institucionet e arsimit të mesëm dhe të lartë profesional dhe bachelor e master nuk kanë përvojë profesionale në mësimdhënie dhe nuk kanëpërvojë profesionale jashtë akademisë, të dyja këtokarakteristika shumë të nevojshme dhe të domosdoshme për tëmbajtur emrin e mësuesit e pedagogut. Kjo është një nga arsyetkryesore që institucionet tona arsimore janë të shëkputuratërësisht nga tregu në përgjithësi dhe nga tregu i punës nëveçanti.

Institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri vazhdojnë me kokëfortësi të lëshojnë diploma në fusha për të cilat tregu nuk ka kërkesë dhe paralelisht me këtë problem madhor të arsimitshqiptar, shumica e subjekteve publike dhe private në vend kanëmangësi në dizenjimin e pozicioneve të punës.

Në institucionet e arsimit të mesëm në Shqipëri nxënësve nuk u mësohet ende se ç’janë taksat e tatimet dhe se përse ështëndërtuar sistemi fiskal, atyre ende nuk u jepet informacion përrolin e individit, familjes dhe shoqërisë në zhvillimin politik, ekonomik dhe social të vendit, atyre ende nuk u jepetinformacion dhe njohuri për marrëdhëëniet midis politikës, ekonomisë dhe jetës sociale e mjedisit e kulturës. Atyre u jepeninformacione shabllone, të pashoqëruara me ngjarje dhe faktenga bota reale dhe praktika mësimore e profesionale duketsheshit që është fiktive.

E njëjta situatë në institucionet e arsimit të lartë. Në shumicën e tyre mungojnë programe lëndore për komunikimin, dokumentacionin e domosdoshëm për bizneset (që kërkohet ngaligji dhe inspektoriatet), kur dihet fare mirë se të tërë ata do shkojnë në tregun e punës në subjekte publike dhe private qëmerren me këtë dokumentacion. Atyre që nuk studiojnë përpsikologji dhe sociologji nuk u jepet informacion themelor dhenjohuri bazë për emocionet dhe kontrollin e emocioneve. Atyreqë nuk studiojnë për drejtësi nuk u jepet informacion themeloredhe njohuritë bazë për ligjet dhe institucionet. Atyre që nukstudiojnë për ekonomi e biznes nuk u jepet informacionthemelor dhe njohuri bazë për ekonominë, tregun, manaxhimin, marketingun, etj.

Dhe, nëse futemi në pjesën e lëndëve që përbëjnë karakterin e fushës së studimit, duket sheshit se aftësitë, njohuritë dhekompetencat që transmetohen te studentët janë të viteve 50 – 60 të shekullit të kaluar. Kjo sepse niveli i atyre që japin leksione e seminare në IAL-të shqiptare, kryesisht në ato publike, ështëshumë i ulët. Universitetet publike shqiptare janë streha e paaftësisë dhe e korrupsionit. Fakti që ata që janë sot të punësuarnë këto IAL janë fëmijët, nipat e mbesat e atyre që kanë dhënë e vazhdojnë të japin ende leksione edhe pasi kanë dalë në pension prej shumë vitesh në këto IAL, tregon shumë. Fakti që ata qëjanë punësuar në këto IAL janë futur në punë me urdhër tëkryetarëve të parlamentit e me urdhër të kryeministrave, pa iunënshtruar konkursit flet shumë. Për shembull, a mban mend ndonjëri prej nesh nëse Universiteti i Tiranës ka bërë ndonjëherëpublike kërkesat për vende pune për pedagog në fillim të vititakademik?

Paralelisht me këtë, kariera në fushën akademike në Shqipëri ka qenë dhe mbetet zonë e paprekshme e rektorëve dhe dekanëveqë lëshojnë diploma doktorature dhe profesorllëku vetëm përpersona të caktuar, ndërsa për ata që u takon titulli shkencor dhevlerësimi akademik nxjerrin pengesa nga më të çuditshmet dheshkelin ligjin e procedurat pa ju hyrë asnjë gjemb në këmbë, duke hedhur poshtë me një të rënë të lapsit të tëra përpjekjet e mundimet e tyre individuale dhe të familjeve të tyre.

Duket se ka ardhur koha edhe për një vetting të plotë për titujtshkencorë.

Me këtë nivel lektorësh në auditore është e dukshme se testudentët nuk mund të transmetohen dhe zhvillohen aftësitë qëkërkohen për shekullin 21 dhe specifikisht njohoritë për vitet2025 – 2035.

Në arsimin e lartë shqiptar mungojnë tërësisht njohuritë për tëmenduarit kritik, mungojnë ose janë të kufizuara njohuritë përprojektet dhe manaxhimin e tyre, mungojnë tërësisht njohuritëpër mbikqyrjen e punës dhe raportimin e rezultateve, mungojnëose janë të kufizuara njohuritë për manaxhimin e cilësisë dhe përstandardet, mungojnë ose janë të kufizuara njohuritë themeloreinxhinerike lidhur me fushën specifike të studimit (që mund tëmos jetë fushë inxhinerike), mungojnë ose janë të kufizuaranjohuritë për teknologjinë e informacionit, etj. Të tëra sa më lartkombinuar më tej me thellimin e studimeve në fushën specifike.

Nëse bëhet lidhja midis njohurive kryesore që kërkohen për tëardhmen me fushën specifike të studimit, atëhere studentët janëedhe më të gatshëm për në tregun e punës. Ata kanë mundësi qëtë përsosin rrugën e tyre të karrierës dhe të kenë mundësi që tëintegrohen edhe në mësimdhënie, gjë që mesa duket nuk jupëlqen pedagogëve të sotëm, që i shikojnë studentët e tyre sikonkurrentë, në vend që t’i shikojnë si kolege të ardhshëm.

Nga një këndvështrim tjetër, ne gabojmë tërësisht kur u kërkojmë studentëve që të mësojnë për të marrë notë të lartë dhenuk u tregojmë atyre se duhet të nxënë (jo të mësojnë), që tëmos zhgënjehen si në provime, ashtu dhe në jetë. Kjo është njënga arsyet se përse nga viti në vit cilësia e atyre që hyjnë nëarsimin fillor nga çerdhja, nga arsimi fillor në atë nëntë vjeçar, nga arsimi nëntë vjeçar në atë të mesëm dhe nga arsimi i mesëmnë atë universitar e më tej, sa vjen dhe bëhet edhe më e keqe, mëe ulët, më pa vlerë.

Personalsiht mendoj se arsimi nëntëvjeçar dhe i mesëm duhet qëtë shkëputet nga reduktimi i procesit të të nxënit në dhënien e njohurive klasike të displinave natyrore, sociale dhe ekzakte, përtë shkuar drejt një procesi të të nxënit të vlerave humane, kombinuar me aftësi, njohuri dhe kompetenca të plota përdisiplina bazë, karakterizuese dhe me zgjedhje. Kjo do jetëdhurata më e madhe që mund dhe duhet t’u bëjmë të tërë atyreqë ulen në bangat e shkollës në këto nivele arsimimi dhe niveletë të nxënit.

Për sa i përket edukimit në nivel universitar, klasifikimi që u bëhet programeve të studimit ngushtësisht parë vetëm nga vleraekonomike dhe nga mundësia për t’u pasuruar pas diplomimit, duket se është konceptimi shkatërrimtar që kemi futur nëarsimin e lartë në Shqipëri.

Fakti se juristët tanë që tashmë janë në punë në sistemin e drejtësisë, inxhinerët tanë që ndërtojnë, arkitektët tanë qëdizenjojnë, ekonomistët tanë që hëjnë llogari e mbajën bilance, aktorët tanë që dalin në skenë, e tërë të tjerët, që janë tëdiplomur dhe janë të punësuar, janë tërësisht të zhveshur ngandjenjat njerëzore, është pikërisht fakti se ne u kemi mësuar dhevazhdojmë t’u mësojmë atyre se vlera ekonomike e diplomësështë gjithshka që ata kanë dhe do kenë në jetë.

Kjo ka bërë që edhe jetët e tyre ata t’i shikojnë si një mall qëshitet dhe blihet dhe tashmë është e dukshme se ky është njëndër gabimet më të mëdha që janë bërë në Shqipëri për tësotmen dhe të ardhmen e kombit tonë.

Fakti se një pjesë e mirë e atyre që përfundojnë studimetshprehen se sistemi ynë aktual i arsimit nuk i ka përgatitur atapër punësim, fakti se një pjesë e mirë e atyre që përfundojnëstudimet deklarojnë se përvoja e tyre e arsimit në universitet nuku siguron atyre aftësitë e nevojshme për të kryer punën edhe nërastin kur ata e fitojnë vendin e punës, fakti se një pjesë e mirë e atyre që përfundojnë studimet nuk aplikojnë fare për punë sepsendihen të pakualifikuar dhe fakti se edhe pasi përfundojnëstudimet, njohuritë që kanë marrë në shkollë nuk janë të listuaranë përshkrimin e vendit të punës për të cilin kanë aplikuar, tregon më së miri se ku e ka katandisur sistemin arsimor nëShqipëri politika, drejtuesit e arsimit dhe se cila është gjendja e sektorit public dhe privat në Shqipëri.

Fakti se edhe pse njohuritë e njerëzimit pothuajse dyfishohençdo pesë vite dhe shkolla shqiptare në përgjithësi dhe ajo publike në veçanti ende ka mbetur me njohuritë e shekullit tëkaluar është tepër i dukshëm. Fakti që në të tëra klasifikimet e natyrave nga më të ndryshmet që u bëhen kombeve, shtetevedhe vendeve, Shqipëria është në fund dhe humbet pikë nga dita në ditë, mund të spjegohet vetëm me edukimin dhe nivelin e tij.

Shkurtimisht ky sistem tashmë i shkatërruar dhe i çvlerësuar iarsimit nuk funksionon. Jemi përballë një gjendjeje kurivlerësimi dhe ristrukturimi i sistemit arsimor në Shqipëri ështëdomosdoshmëri, sepse ky sistem nuk mund të ofrojë asgjë kurne si komb kërkojmë integrim, rimëkëmbje nga krizat, katastrofat natyrore dhe pandemia dhe kur kërkojmë zhvillimekonomik e social.

Share: