Home KRYESORE Meshkujt i largohen duhanit në Shqipëri, femrat e konsumojnë për dobësim! Bo!?!?

Meshkujt i largohen duhanit në Shqipëri, femrat e konsumojnë për dobësim! Bo!?!?

Shqipëria vijon të konsiderohet një vend duhanpirës. Por të dhënat e fundit tregojnë se meshkujt po shkojnë gjithmonë e më shumë drejt largimit nga ky ves. Në 10 vitet e fundit shifrat e meshkujve duhanpirës ka rënë me 7%. Në 2008 ishin 43% e meshkujve të moshës 15-49 vjeç duhanpirës, ndërsa sot kjo shifër ka rënë në 36%.

“Meshkujt duhanpirës që kanë shumë vite që pijnë duhan ndjejnë pasojat në shëndet dhe kjo është një nga arsyet që ata po kërkojnë që t’i largohen pijes së duhanit”.

Po krejt e kundërta po ndodh me femrat e grupmoshës 20-30 vjeç, të cilat e shohin konsumimin e duhanit si një opsion për të mbajtur nën kontroll peshën trupore.

“Trendi tek femrat është ende në rritje, ka disa arsye, nisen edhe më tepër jo vetëm për të marrë nikotinën, por nikotina është ajo që i bën që të djegin 200 kalori më tepër në ditë”.

Duhanpirja tek të rinjtë ndjek një trend në ulje për femrat adoleshente, ndërkohë që për meshkujt adoleshentë paraqitet trend rritës. Ekspertët thonë se 6,7% e vajza 14-15 vjeç konsumojnë duhan. Ndërsa më problematike është cigarja e parë, që në 30% të rasteve është nën moshën 10 vjeç./Tv Klan

Share: