Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Partitë, më të korruptuara/ Barometri për Ballkanin. Në vend të dytë qëndrojnë...

Partitë, më të korruptuara/ Barometri për Ballkanin. Në vend të dytë qëndrojnë gjykatat

Partitë politike konsiderohen nga qytetarët e Ballkanit Perëndimor si organizatat më të korruptuara.

Ky është rezultati i Barometrit të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal për 2020, një anketë vjetore rajonale ku përfshihen edhe shqiptarët. 83% e të pyeturve e mendojnë këtë, një rritje me 6% nga barometri i një viti më parë.

Gjergji Vurmo, hulumtues prej gati 20 vjetësh për çështjet e antikorrupsionit dhe mirëqeverisjen, ndan këtë qëndrim.

Gjergji Vurmo, Hulumtues…. Kjo gjetje e Barometrit është një konfirmim I shumë sondazheve dhe studimeve të tjera të cilat të paktën në 2-3 dekada e theksojnë këtë fakt. Kjo tregon shumë për sfidat që partitë politike si organizata kanë në vetvete, po ashtu edhe për performancën e gjyqësorit, prokurori, gjykata, apo edhe institucione të tjera shtetërore.

Sistemi gjyqësor renditet i dyti, me 80% të qytetarëve që e shohin si të korruptuar, ndërsa nuk mungojnë shqetësimet për korrupsionin në nivele të larta edhe në dogana, shërbimin shëndetësor dhe në parlament.

Gjergji Vurmo, Hulumtues: Doganat tradicionalisht janë konsideruar të korruptuara, mbase jo aq shumë në Shqipëri vitet e fundit, por janë konsideruar të tilla në shumë vende të rajonit. Shëndetësia është sektor gjithashtu I përmendur si I korruptuar në Barometër.

Tek shëndetësia është e pamundur të ulet ai kontakti I shpeshtë që kanë njerëzit më institucioninet mjekësore. Dhe këto kontakte të drejtpërdrejta më këtë standard të administratës apo të punonjësve, të performancës së institucioneve shtetërore që kemi do të thosha që ishin të pritshme këto rezultate të Barometrit.

Sipas gjetjeve të barometrit, 71% e qytetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të kënaqur me përpjekjet e qeverive të tyre për të luftuar korrupsionin.

Gjergji Vurmo, Hulumtues: Ne kemi patur disa raporte vitet e fundit për korrupsionin përtej raporteve të rregullta çdo vit nga ana e Transparency International, ku janë vërejtur që tashmë korrupsioni ka arritur tashmë deri në kapjen e shtetit e deri në korruptim të procedurave vendimmarrëse, siç kanë qenë edhe ligjet me porosi, një fenomen mjaft shqëtesues do të thosha për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria mban vendin e parë për numrin më të lartë të ligjeve të kryera në periudhën 2008-2020.

Juli Ristani

Top Channel

Share: