Home KRYESORE Vrau ish-dhëndrin, Mexhit Picari: I kërkoj falje nipërve dhe mbesave

Vrau ish-dhëndrin, Mexhit Picari: I kërkoj falje nipërve dhe mbesave

Mexhit Picari, i cili ndodhet nwn akuzw pwr vrasjen e ish-dhëndrit tw tij, Kudret Saliajt ditwn  esotme para trupit gjykues  ka kërkuar falje për krimin e rwndw , ndërsa e ka përjashtuar të bijën e tij, Dhuratën nga çdo përfshirje në këtë ngjarje.

“Pistoletën e kisha në brez, nuk e mora në çantën e vajzës. Kërkoj ndjesë për çfarë kam bërë, i kërkoj falje nipërve dhe mbesave, Dhurata nuk ka pasur dijeni”, mësohet se ka deklaruar autori kryesor i krimit.

Ndërkohw gjatë seancës, Dhurata Saliaj deklaroi se nuk e dinte që i ati do të kryente një vrasje. “Nuk do ta lejoja kurrë. Kudreti ishte babai i fëmijëve të mi dhe nuk do ta lejoja. Kërkoj mëshira nga Gjykata, kam tre fëmijë për të rritur”.

Më herët gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për Mexhit Picarin e Dhurata Saliajn. Babë e bijë akuzohen për vrasjen e Kudret Saliajt.

Ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën ndodhi më 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Kudret Saliaj u vra nga ish- vjehrri i tij, Mexhit Picari. Nga të shtënat mbeti i plagosur dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama, ndërsa çifti ishte në proces divorci.

Share: