Home KRYESORE 1 milion vaksinime anti-COVID, qeveria arrin objektivin 6 ditë me vonesë

1 milion vaksinime anti-COVID, qeveria arrin objektivin 6 ditë me vonesë

Shqipëria ka arritur në 1 milion vaksinime kundër COVID-19.  Shifrat janë publikuar nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Me herët qeveria kishte vendosur objektivin që 1 milion vaksinime t’i arrinte brenda muajit qershor, por nuk ia doli. Ky objektiv është arritur 6 ditë me vonesë nga afati që kishte premtuar qeveria.

Javët e fundit në Shqipëri është ulur ndjeshëm numri i rasteve me COVID-19, ndërsa prej disa ditësh nuk janë regjistruar as viktima./Opinion.al

Share: