Home KRYESORE Abuzimi me tenderat, Rama: 70% e tyre me probleme për hartimin e...

Abuzimi me tenderat, Rama: 70% e tyre me probleme për hartimin e kritereve

Kryeministri Edi Rama këtë të martë po zhvillon një konferencë për shtyp ku po prezanton paketën e re të prokurimeve publike.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri deklaroi se paketa e re adreson domosdoshmërinë për të rritur integritetin dhe përgjegjshmërinë e të gjitha palëve të përfshira në këtë proces, si dhe për të forcuar mekanizmat monitorues dhe ndëshkues për shkeljet.

Më tej ai vijoi deklaratën duke thënë se janë asistuar 936 procedura të publikuara nga këto institucione, ndër to 70% e procedurave kanë rezultuar problematike.

“Paketa e re adreson domosdoshmërinë për të rritur integritetin dhe përgjegjshmërinë e të gjitha palëve në këtë proces, për të forcuar mekanizmat monitorues dhe ndëshkues për shkeljet e konstatuara, prandaj dua që të bëj me shumë pak fjalë në mënyrë të përmbledhur një bilanc të cilin do t’ju inkurajoja që ta shikoni në mënyrë të specifikuar sipas fushave sepse ka të dhëna të rëndësishme. Janë asistuar 936 procedura të publikuara nga këto institucione, ndër to 70% e procedurave kanë rezultuar problematike në hartimin e kritereve dhe për këtë arsye institucioneve përkatëse janë dërguar rekomandime nga Agjencia e Prokurimet. 20% e institucioneve nuk janë reaguar dhe ose nuk kanë reflektuar ndaj rekomandimeve. Rekomandimet nuk janë të shkruara në gur, nuk janë të padiskutueshme, por është e padiskutueshme që mos reagimi ndaj tyre me shkrim për të vënë në diskutim me argumente është cënim flagrant i etikës shtetërore”, tha Rama./Opinion.al

Share: