Home KRYESORE Hajnat e rinj! Nga Kimete Berisha

Hajnat e rinj! Nga Kimete Berisha

Hysen Durmishi ka thënë se hajninë me ‘tiketa ngjitëse’ në vetura e kanë gjetur të gatshme, ata veç e kanë nënshkruar kontratën e hajnisë.

Se ideja për t’i vjedhur shqiptarët duke ua vënë në veturë nga një tiketë absolutisht të panevojshme ka qenë ide burimore e Ramushit.

Idetë e mira i përvetësojnë, qeveria Kurti tash Ramushin e shfrytëzojnë si frymëzim për të vjedhur qytetarët në mënyrë kreative, ama pak të pamëshirshme!

I thonë hajni, por megjithatë ti e merr një tiketë për 5 euro që t’i vjedh shteti.
As në ‘Ocean’s Twelve’ nuk vjedhin më me shije sesa në qeverinë e Albin Kurtit.

Hajdutëri do t’i thuhej nëse hajnat e Kurtit t’i vjedhin 5 euro e nuk ta japin tiketën!
Por këta ta japin tiketën!

Tiketën Gucci!

Hajni i Madh ua tregon rrugën hajnave të vegjël!

Ramushi është inspirim i hajnisë për qeverinë Kurti!

E kritikuan Edi Ramën për tarifën 5 euro ndaj shqiptarëve të Kosovës, e tani e kanë përvetësuar mënyrën më të shëmtuar për të na vjedhur direkt, pa ndihmën e askujt!

Edi Ramën e xhelozuan pse ai i pari u kujtua të na vjedh, pa u lodhur, me lezet.
Pse të na vjedh Edi Rama, atij nuk i takon të na vjedh.

Këtyre u takon!

Duhet të ruhet e drejta autoriale e idesë për të vjedhur shqiptarët me tiketa!

Por qeveria Kurti edhe hajninë e ka plagjiat!
I vjedh edhe idetë e hajnisë!

Ata të qeverive të kaluara ishin vetëm hajna, e kjo qeveri është edhe hajneshë e ideve (të hajnisë)

Këta janë hajna të rinj, prandaj i kemi punët keq.

Ne nuk kemi ndërruar qeveri, ne veç i kemi ndërruar hajnat.

Prodigy e hajnave taze!

P.S. ‘Kur grabitësi qesh, ka vjedhur diçka prej hajnit’

  • William Shakespeare
Share: