Home KRYESORE Zgjedhjet/ KQZ: Vlera e një vote 85 lekë, partitë që do marrin...

Zgjedhjet/ KQZ: Vlera e një vote 85 lekë, partitë që do marrin para

Pas konfirmimit të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, Komisioni qëndror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se 85 lekë për çdo fletë votimi do të marrin katër partitë që arritën të merrnin mandate parlamentare.

Vlera në para e një vote të vlefshme, është llogaritur duke pjestuar fondin e përgjithshëm të miratuar, me numrin e përgjithshëm të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, që kanë marrë jo më pak se 1% të votave të vlefshme në shkallë vendi.

Sipas KQZ-së, fondi i miratuar për zgjedhjet e 25 prillit për partitë politike ishte 130 milionë lekë të reja. Kjo shifër do të pjesëtohet me numrin total të votave të vlefshme që kanë marrë partitë të cilat siguruan mbi 1% të votave në rang vendi. Në rastin e 25 prillit ishin 4 parti që siguruan më shumë se 1 % të votave.

Kështu, pjesën më të madhe do ta marrë Partia Socialiste, pasi është edhe forca politike që arriti të marrë shumicën qeverisëse dhe rrjedhimisht grumbulloi më shumë vota në 25 prill,  plot 65,291,390 lekë.

Forca e dytë është Partia Demokratike, por një pjesë të parave do të duhet ta ndajë me aleatët që i kishte brenda listës si PDIU, PR, PAA, PBDNJ, LZHK.

Share: