Home Gjeo-Ekonomia Ora e fakteve në 16 ditë!

Ora e fakteve në 16 ditë!

Nga Dritan Haxhiraj

Shtëpia e Bardhë duke u gdhirë 27 gushti 2021 evidenton, se transporti ajror nga forcat perëndimore ka larguar mbi 100.000 afganë, amerikanë dhe të tjerë në një miks të fluturimeve amerikane, atyre ndërkombëtare dhe avionëve të kompanive private amerikane, nga aeroporti “Hamid Karzai” i Kabulit.

Amerikanët bënë historinë në Berlinin e 30 shtatorit 1949, duke u dhënë bukë për 425 ditë me milona gjermanëve.

Ishte tjetër kohë dhe logjistika e potencës botërore atëherë, po ri-shkruan sot historinë.

Atëhere për bukë vuanin gjermanët,sot është radha e afganëve. 

Sot amerikanët duhet të shpëtojne për 16 ditë, 300 mijë bashkpuntorë dhe miliona afganë që kanë nevojë për gjithçka, por jo të gjithë mund të shpëtohen në kaq pak ditë.

Këte e dinë dhe vetë afganët.

Niset çdo 35 minuta një avionë nga pista e Kabulit, para 4 ditësh nisej çdo 49 minuta.

Në këto orë bazat ushtarake amerikane në Britanin e Madhe, Gjermani, Itali, Katar  janë oksigjeni për civilizimin, janë syri nga ku bota vështron.

Anglia ka kthyer në shtëpi 11.000 afghanë dhe personelin e vetë ushtarakë, duke lënë në fund forcat speciale të RAF.

Italia në mëngjesin e datës 26 gusht ka futur në territorinë e vetë 4400 refugjatë afganë.

Trupat italiane kanë afatin e fundit të premten për të lënë Afganistanin.

Solidariteti i bashkive italiane,të lë pa fjalë.
Shpërndarja e afganëve bëhet pothuajse pa zë fare, s ka nevojë për publiçitet.

Të gjithë dinë detyrat e veta, ndihma bënë pjesë në kulturën e bashkive, kishave, komuniteteve fetare, si ai hebraik i Toskanës që ka 10 ditë që kërkon fëmije për të strehuar.

Gjermania vetëm në një nga bazat e veta usharake amerikane , ka hapur tendat për 7000 afganë.

Eshtë numri më i madhë i të strehuarave në një bazë ushtarake.

Rekord gjermanë, si për ti treguar botës se më i madhi ka më shumë halle për të mbajtur mbi shpatulla.

Dije trupat ushtarake gjermane dhe kanadeze mbyllën misionin 20 vjeçarë e bashkë me ta shumë shtete mbyllën zyrat e tyre në Afganistan.

Disa të evakuuar afganë janë dërguar në vendet e palëve të treta, përfshirë Gjermaninë dhe Italinë si dhe Katarin, të cilët kanë rënë dakord të shërbejnë si qendra tranziti ndërsa refugjatët i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë. Këto vende kanë një javë që janë operative.Kontrollet në bazat amerikane nga inteligjenca amerikane, zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe atyre kundër terrorizmit, po përfshijnë kontrolle biometrike dhe biografike para se refugjatët të lejohen të hyjnë në SHBA, dhe në vendet ku bënë pjesë edhe Shqipëria.

Ndërkohë, arriti avioni i parë ushtarakë në territorinë e SHBA me refugjatët afganë.

Disa nga refugjatët që mbërrijnë në bazat në SHBA janë afganë që kanë aplikuar për programin e Vizave  Speciale të Migracionit që janë në dispozicion për njerëzit që punuan me Forcat e Armatosura të SHBA dhe ndihmuan me përkthimin, interpretimin, sigurinë, këshillat dhe inteligjencën gjatë dy dekadave të ushtrisë në vend.

Sipas Institutit të Politikave të Migracionit, afërsisht 77.000 afganë janë zhvendosur në SHBA përmes këtij programi të vizave në 15 vitet e fundit. Instituti vlerësoi se 18.000 afganë, së bashku me 50.000 anëtarët e familjes së tyre, ishin ende në pritje të përpunimit dhe përfundimit të kërkesave të tyre.

Share: