Nga Dr. Erion Dasho
Të drejtat e njeriut u bënë që prej fillimit një prej lajtmotiveve të pandemisë së COVID-it.
》A ishte i drejtë vendimi për t’u karantinuar?
》A është i drejtë vendimi për të izoluar të prekurit nga COVID-i?
》A është i drejtë detyrimi për të mbajtur maskë?
》A është i drejtë detyrimi për t’u testuar?
》A duhen vaksinuar me detyrim qytetarët?
》Nëse jo të gjithë, a mund të vaksinohen me detyrim punonjës të profesioneve të caktuara?
Diskutimi rreth këtyre temave shpesh përfundon si paradoksi i berberit të fshatit. E drejta lidhet jo rrallë me këndvështrimin nën të cilin trajtohet problemi.
Si ekspert i shëndetit publik, unë isha dakord me karantinën gjatë muajit mars 2020 dhe, po nën të njëjtin këndvështrim, isha kundër vazhdimit të saj duke nisur nga muaji prill i të njëjtit vit.
Një përfaqësues i qeverisë e konsideronte karantinën të dobishme sa më gjatë që të mundej, ndërkohë që një aktivist i të drejtave të njeriut e konsideronte atë të papranueshme edhe në javët e para të pandemisë.
Të njëtjat qëndrime i shohim sot të përplasen gjatë diskutimit rreth vaksinimit. Është krijuar një kategori personash që çdo rekomandim që jepet për t’u vaksinuar e shohin edhe si dakordësi me përpjekjet e qeverisë për vaksinimin e detyruar! Këtu debati ngatërrohet dhe shpesh futet në hulli të pamenaxhueshme.
Të nderuar miq dhe vizitorë të faqes sime në Facebook!
Pozicioni im që prej daljes së vaksinës ka qënë i qartë, i prerë dhe i pandryshuar!
》UNË NUK E MBËSHTES DHE JAM KUNDËR VAKSINIMIT TË DETYRUESHËM, SIKUNDËR JAM KUNDËR DETYRIMIT PËR T’JU NËNSHTRUAR ÇDO PROCEDURE TJETËR MJEKSORE! KJO ËSHTË E PAPAJTUESHME ME FORMIMIN TIM SI EKSPERT I SHËNDETIT PUBLIK DHE FORMIMIN TIM SI QYTETAR!
》NGA POZITA E MJEKUT DHE EKSPERTIT TË SHËNDETIT PUBLIK, UNË JA REKOMANDOJ KRYERJEN E VAKSINËS ÇDO PERSONI QË KA DËSHIRË TË VAKSINOHET! SIDOMOS NË SHQIPËRI KU NJERËZIT JANË LËNË NË MËSHIRË TË FATIT NGA NJË QEVERI DHE MINISTRI E PAPËRGJEGJSHME DHE KU PO ZHVILLOVE FORMA TË RËNDA TË SËMUNDJES, RREZIKU PËR TË HUMBUR JETËN ËSHTË SHUMË I LARTË.
KËTË REKOMANDIM E JAP ME NDËRGJEGJE TË PLOTË, SEPSE NË RADHË TË PARË E KAM ZBATUAR VETË DHE UA KAM REKOMANDUAR TË AFËRMVE TË MI, TË CILËT GJITHASHTU E KANË ZBATUAR!
VAKSINAT QË REKOMANDOJ PËR TU APLIKUAR NË SHQIPËRI JANË PFIZER BIONTECH DHE ASTRA ZENECA.
VAKSINIM PO, DETYRIM JO!
KJO ËSHTË DEVIZA IME DHE REKOMANDIMI IM PËR ÇDO MIK DHE NDJEKËS SË FAQES!