Home KRYESORE Të flasësh për psikoterapi dhe Joga…

Të flasësh për psikoterapi dhe Joga…

Apo meditimi dhe “mindfulness” duken kaq të largëta dhe pa asnjë pikë të përbashkët.

Nga Enkelejda Gjoza

E para duket shumë shkencore dhe e dyta më tepër spirituale dhe orientale që nuk takohet me botën tonë.

Në fakt po të kuptojmë se çfarë janë secila prej tyre në mënyrë specifike do të kuptojnë që kanë shumë pika të përbashkëta dhe të gjitha  këto nëse janë të përdorura në mënyrë korrekte profesionale të ndërthurura me njëra tjetrën përftojmë atë mirëqenie psikologjike që kërkojmë.

Gjatë terapisë dialektike të sjelljes (DBT) që është një miks teknikash të terapisë konjitive, terapisë në grup, individuale, trajnimit të aftësive etj. Lindi si fillim për të trajtuar pacientët më ide të përsëritura vetëvrasjeje dhe për pacientet me çrregullime Border line. Pra për pacientet me histori të një çrregullimi të sistemit afektiv. Pra një deficit në aftësinë për të provuar apo mbajtur emocionet pozitive. Më vonë kjo terapi filloi një përdorim më të gjerë, pasi u pa se edhe çrregullime të tjera të ankthit apo depresionit janë të lidhur me një pa aftësi për të rregulluar emocionet.

Nëse do shikonim një panoramë të gjerë se si është ndërtuar terapia në mënyrë skematike.

Mindfulness.

Aftësia e mindfulness është thelbësore për terapinë e me vonë për mënyrën e të jetuarit. Studimet kanë treguar se aftësia e mindfulness përmirëson efikasitetin e terapisë dukshëm.

Praktika e mindfulness është një proces i qëllimshëm i vëzhgimit, përshkrimit dhe pjesëmarrje në realitet, e realizuar me një sjellje jo gjykuese, në momentin e tanishëm. (tani e këtu)

Kjo praktikë ë ka origjinën nga praktika Zen, praktikë e përdorur gjerësisht ne Orient. Mindfulness nuk është besim fetar apo praktikë fetare, por është baza e një praktike që i përshtatet individëve që “nuk dinë të rregullojnë veten”

Mindfulness nuk është meditim, por mund të jetë në themelet e një praktike meditimi që synojnë reduktimin e stresit, ankthit (mindfulness – Based Cognitive Therapy MBCT)

Mindfulenss konsiston në perqendrimin e ndërgjegjshëm të mendjes në të tashmen, pa gjykuar pa ngelur ta lidhur me momentin që po jetojmë. Kur jemi në mindfulness jemi të përqendruar tani e këtu po pa dhënë asnjë lloj gjykimi as pozitiv e as negative. Ka disa lloj aftësish të mindfulness:

 Aftësia e “ çfarë”

Kjo aftesi përfshin aftësisë e Vëzhgimit, përshkrimit dhe marrjes pjesë.

Vëzhgoj (Po shikoj një lule)

Përshkruaj (lulja është e verdhë)

Marr pjesë në një mënyrë të ndërgjegjshme. Të hapësh mendjen, të marrësh pjesë në mënyrë aktivë në atë që po kryen jo duke vepruar automatikisht. (këtë lulen po e vendos në vazon qe kam mbi tryezën e punës)

Aftësia e “SI”

  • Eliminimi i mendimeve gjykuese

Ky shpjegim është shume i hollë, por në të njëjtën kohë shumë i rëndësishëm. Një person që gjykojmë si “me vlera” shumë shpejt mund të kthehet në dikë “pa vlera” para syve tanë.

Gjatë mindfulness rëndësia vihet në sjelljet dhe efektet e ngjarjeve jo mbi individin.

Sjelljet e një individi mund të provokojnë efekte jo të këndshme për atë person. Dukë patur një sjellje jo gjykuese mund të  kuptojmë këto efekte e të arsyetojmë nëse është e mundur të ndryshohen disa sjellje apo rrethana pa qenë e nevojshme ti quash si “sjellje të gabuara”

  • Të qëndrosh në të tashmen duke kryer vetëm një veprim me radhë.

Sot është e modës të thuhet se kam aftësinë të jem “Multitasking”,

Ndërkohë qe hamë, dërgojmë emaile, ndërkohë që ndihmojmë fëmijët me detyrat apo të luajmë me ta, përgjigjemi në telefon, gatuajmë, apo 10 veprime të tjera.

Aftësia e dyte e “si”-së na mëson të fokusojmë vëmendjen vetëm të një aksion specifik që po kryejmë. (nëse jemi duke ngrënë duhet të përqendrohemi vetëm tek ai veprim. Kjo aftësi përdoret gjerësisht në trajtimet e çrregullimeve të të ushqyerit).

Për të bërë këtë duhet të jemi në gjendje të kontrollojmë “vëmendjen” aftësi që shumë nuk e kanë. Shpesh edhe vetë praktikës së mindfulness individët janë të “sulmuar” nga shumë mendime, nga ajo që kanë kaluar, ose nga ajo që do kryejnë pasi të dalin nga studio.

  • Të jesh efikas

Aftësia e trete  e “SI”  është si të jemi efikase.

Qëllimi i rritjes së kësaj aftësie është përqendrimi të si të jemi efikase dhe jo si të kemi te drejtë.

Qëllimi të luash lojën e duhur e si ta bësh këtë të funksionojë.

Të përqendrohesh se si ta bësh diçka të funksionojë nuk do të thotë si të manipulosh faktet, ngjarjet, individët, por si të zgjedhësh mjetet efikase, që nuk janë të përqendruar në faktin për të pasur të drejtë.

Pra aftësia për të shkuar përtej dëshirës për të pasur të drejtë, ose “unë kisha të drejtë” behet shumë shpesh kufizuese dhe të fokusuarit në atë të sjelljes “unë kisha të drejtë” sjell shumë shpesh zhgënjim ose largon personat nga vetja. Nëse sjelljen e konsiderojmë si efikase dhe jo si humbëse i kursejmë vetes kohë, zhgënjime e energji.

Psyoga

një praktikë e lindur nga gërshetimi i shumë mini-praktikave me të vetmin qëllim që të arrihet ajo mirëqenia aq shumë e dëshiruar.

Në bazë të Psyogës janë njohuritë nga psikologjia në të cilat janë të përdorura gjatë terapisë e sidomos atë për të cilën jam specializuar, Cognitiv Comportamentale, në të cilën bëjnë pjesë të gjitha teknikat e përshkruara më lartë e që përdoren për trajtimin e shumë çrregullimeve

Depresion

Ankth

Stresi post traumatik

Çrregullimet e të ushqyerit

Trajnim i komunikimit asertiv

Trajnim për vetëbesimin e shume të tjera si dhe ushtrimet fizike të jogës, që udhëhiqen nga një profesioniste e fushës, Halisa Duka.

Praktikën e Psyogës pacientët zgjedhin ta kryejnë në studio, jashtë saj, por edhe në retreat 3-4 ditore. Në fillim kjo praktike lindi si një ide midis dy profesionistëve të fushës, u eksperimentua me pacientë vullnetarë dhe tashmë po e përdorim gjerësisht e feedback është mjaft pozitiv.

Sikurse u përmend më sipër, gjatë trajnimeve të aftësive dhe mësimi i aftësisë mindfulness kryhet për të përftuar një ndryshim. Ndryshimi vjen vetëm duke u bërë një analizë e thellë e situatës në momentin aktual, kështu që pika ku bashkon të gjitha praktikat që duken edhe spirituale si joga apo meditimi e mindfulness me shkencën si psikoterapia është pikërisht pranimi i realitetit dhe me pas puna për të ndryshuar te shkuarën.

Është thelbësore ajo që gjatë terapisë quhet psikoedukim dmth. shpjegimi teorik i asaj çfarë po ndodh, që të kuptohet objektivi i një teknike e çfarë synohet të arrihet.

Të pranosh traumat e të shkuarës nuk do të thotë tani e gjetëm fajtorin, po si të mund ti eliminojmë kujtimet me këto trauma për mos qenë me limit e pengesë në jetën tonë.

Të pranosh realitetin nuk do të thotë të aprovosh gjithmonë e këdo, duhet ndërgjegjësimi dhe aftësimi i seleksionimit të asaj që ne na bën mirë e si të shprehemi nëse një sjellje nuk na përshtatet.

Joga apo ushtrimet fizike janë shumë të rëndësishme për t’i edukuar pacientet me jetë aktive, joga është ajo disipline që mëson më shumë se çdo disiplinë tjetër si ta duash trupin tënd me gjithë defektet që ka, kjo është pika tjetër e përbashkët me psikoterapinë.

Shumë pacientë, sidomos ata me depresion, ankohen për dhimbje fizike pikërisht nga jeta sedentare qe bëjnë. Mund të kalojnë edhe javë ose dhe më shumë në krevat pa u ngritur as për higjienën personale, kështu që janë pa energji e me dhimbje fizike, por në këtë rast nuk lidhet me depresionin por me stilin e jetesës kështu që sporti që mund t’i ndihmojë këta pacientë është  joga, sepse joga për fillestarë nuk kërkon shumë energji fizike, por fillon të të japë atë energjinë fillestare që të duhet për të krijuar bazat e ndryshimit.

Gjatë terapisë pasi përftohet aftësia e midnfulenss kalohet në aftësitë e raporteve nder personale, atë të rregullimit emotiv dhe të tolerancës së vuajtjes.

Siç duket edhe nga shkrimi nuk ka asnjë terapi të mirëfillte të kulluar pa u gërshetuar me shumë disiplina të tjera. Është thelbësorë që psikoterapeuti të ketë një formim shumëdimensional e të përditësuar, e nëse ka fusha qe nuk mund t’i trajtojë vetë të mbështetet në profesionistë të tjerë. Gjatë ndjekjes së pacientëve të ndryshëm, bashkëpunoj me Psikiatër, Neurolog, profesionistë të jogës si dhe profesionistë në industrinë e të ushqyerit gjatë ndjekjes së pacientëve me çrregullimet e të ushqyerit.

Të arrish në një ekuilibër të brendshëm pa anuluar vetveten, të njohësh emocionet dhe ndjenjat, ti përgjigjesh kritikave pa sulmuar e pa pësuar, të komunikosh në mënyrë të thjeshtë e të kuptueshme, këto e shumë si këto janë aftësitë  e përftuara gjatë një terapie, por dëshira për ndryshim duhet të jetë shumë e madhe, sepse gjatë rrugës së gjatë të ndryshimit shumë herë do të lind dëshira për ta ndërprerë në mes këtë udhëtim, por nëse gjendet vullneti e forca për ta vazhduar deri në fund pikëmbërritja është vendi më i bukur që do të gjeni.

Më në fund do takoni veten tuaj!

Share: