Ambasada Amerikane në Tiranë, me anë të një postimi në Tëitter, njoftoi se “Sekretari i Shtetit Anthony Blinken u takua me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, si dhe Zv. Presidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell dhe shprehu vlerësimin për mbështetjen e qartë e të vazhdueshme për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin për procesin e zgjerimit”.
“Sekretari Blinken nënvizoi nevojën për të ecur përpara me bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, lexohet në postimin e Ambasadës Amerikane./Lapsi.al