Home KRYESORE Fëmijët dhe teknologjia! Nga Gladiola Busulla

Fëmijët dhe teknologjia! Nga Gladiola Busulla

Sot jetojmë në një epokë, ku teknologjia mbizotëron në të gjithafushat. Fëmijët po rriten në një botë dixhitale dhe është detyrë e prindërve t’u mësojnë konceptet e shëndetshme apo vendosjen e kufijve.

Që në moshë fare të vogël, fëmijët fitojnë një familjaritet tëlindur me objekte të tilla si: tabletët apo smartphone-ët.

Shpeshherë, të rriturit nxisin përdorimin e kësaj teknologjie tekfëmijët, pasi ajo shërben për t’i qetësuar dhe mund tëkonsiderohet një aleat i përkryer gjatë procesit të të ushqyerit. Tingujt muzikorë apo personazhet e animuar janë pjesë e pandashme e rritjes së fëmijëve të shekullit XXI. Vetvetishëmlind pyetja:

Ç’ ndikim ka teknologjia gjatë fëmijërisë?

“Akademia amerikane e pediatrisë” dhe “Shoqata kanadeze e pediatrisë” deklarojnë se foshnjat nga 0 deri në 2 vjeç nuk duhettë kenë asnjë kontakt me telefonët celularë, tabletët e lojëratelektronike. Për fëmijët nga 3 deri në 5 vjeç, përdorimi i këtyrepajisjeve duhet të kufizohet në 1 orë, ndërsa për ata nga 6 deri në10 vjeç, jo më shumë se 2 orë në ditë.

Tejkalimi i orëve të rekomanduara nga mjekët mund të ketëpasoja jashtëzakonisht të dëmshme në zhvillimin e fëmjëve. Përdorimi i teknologjive të reja ka shkaktuar një ndryshimrrënjësor në jetën e përditshme të fëmijëve tanë.

Realiteti ndaj të cilit ata qasen dallon kryekëput nga ai i disadekadave më parë. Videolojërat, interneti, televizioni dhepajisjet teknologjike si celularët, tabletët apo kompjuterët janëshndërruar në kryefjalën e përditshmërisë së tyre.

Por nën vigjilencën e kujdesshme prindërore, ata mund tëpërmirësojnë performancën dhe zhvillimin e aftësive njohëse. Televizioni në përgjithësi shoqërohet me efekte negative përfaktin se fëmijët kalojnë orë të tëra para televizorit, pa bërë asgjëproduktive duke i dembelosur njëfarësoj. Ndërsa tabletët oseiPad-ët nëpërmjet shkarkimit të aplikacioneve argëtuese apoedukative ndikojnë që fëmijët jo vetëm të argëtohen vizualisht, por edhe të mësojnë e të ndërveprojnë në mënyrë aktive.

Psh izolimi në shtëpi, gjatë pandemisë i hapi rrugë impaktit tëgjerë të teknologjisë dhe influencës së saj. Dukuria e edukimitnë distancë mori përmasa globale. Gjithsesi, stimujt mjedisorëose mungesa e tyre janë ato që përcaktojnë zhvillimin e trurit nëmoshë të hershme.

Një nga efektet kryesore negative është kohëzgjatja e qëndrimittë fëmijëve para kompjuterit, tabletit ose televizorit, që idistancon ata nga realiteti dhe i zhyt në një botë virtuale apoimagjinare, krejtësisht të shkëputur nga ndërveprimi shoqëror.Nëse përdoret në mënyrën e duhur, teknologjia dixhitale mundtë ndryshojë jetën e fëmijës pavarësisht racës, gjinisë, përkatësisë etnike apo izolimit gjeografik duke krijuar uralidhëse dhe mundësi zhvillimi apo aftësish. Nga ana tjetër,fëmijët mund të bien pre e shfrytëzimit, abuzimit, trafikimit, poredhe e kërcënimeve të tjera më pak të dukshme, por serioze përmirëqenien e tyre.

Sipas Anthony Lake, ish – drejtorit ekzekutiv të UNICEF – it: “Në një botë dixhitale, zërat e fëmijëve janë gjithnjë e më të rëndësishëm dhe dëgjohen më shumë se kurrë. Kjo është njëbotë që jo vetëm do ta trashëgojnë, por ata po ndihmojnë nëkonfigurimin e saj. Duke i mbrojtur fëmijët nga më e keqja qëteknologjia dixhitale mund t’u ofrojë dhe duke zgjeruar qasjendrejt më së mirës, ne mund të anojmë peshoren drejt një përvojeme cilësi më të lartë”.

Share: