Home KRYESORE Rektori: Studentët e pavaksinuar do të lejohen nëse paraqesin test PCR

Rektori: Studentët e pavaksinuar do të lejohen nëse paraqesin test PCR


Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, rektori i Univerisitetit të Tiranës, Artan Hoxha në një komunikim për mediat tha se mbi 50% e studentëve janë vaksinuar ndërsa sa i takon studentëve që nuk kanë bërë vaksinën ai tha se duhet të paraqesin test PCR.

‘Unë besoj se i gjithë dokumentacioni është i nevojshme dhe i pranueshëm në Unversitetin e Tiranës, pasi thelbi është të dihet nëse janë të infektuar apo bartës të virusit. Mjafton të paraqesin një dokument PCR, apo edhe ato që nuk duan ta bëjnë vaksinën do jenë persona që do të lejohen në auditorë.

Me këtë rritje që UT ka me vaksinimin, me ndërgjegjësimin që ata kanë me përgjegjshmërinë që ata kanë dhe me mundësinë që u kemi dhënë. Ky proces do ecë normalisht dhe paralel. Besojmë se studentët do te vaksinohen. Mbi 50% e studentëve janë të vaksinuar. Por studentët nuk kanë ardhur akoma, dhe ato që vijnë nga rrethet besojmë do të vaksinohet.’- tha Hoxha.

 Në lidhje me zhvillimin e mësimit online, rektori Hoxha tha se edhe pse mësimi online është përmirësuar ka qenë një dëshirë e vetë studentëve për t’u kthyer në auditore.

‘Ka 2 vite e ca që studentët tanë nuk frekuentojnë auditoret. Mësimi online, edhe pse është përmirësuar në mënyrë cilësore dhe komunikimi student-pedagog ka qenë i mirë, gjithsesi ky lloj komunikimi, nuk është ai normali, kështu që ajo që kemi konstatuar është dhe një dëshirë, padurim që studentët t’i kthehen auditorit. Kemi mundësinë duke iu rikthyer normalitetit. Do të shikojmë se si do të jetë situata më tej. Ne nuk jemi organe kompetente për të parashikuar shpërndarjen, por duke parë dhe eksperiencën e vendeve të tjera, afër dhe larg nesh, auditoret janë të hapura dhe programet mësimore po zhvillohen normalisht.’- tha Hoxha.

Share: