Home KRYESORE Tubim përpara ambasadës Serbe, Sevim Arbana: Të mos heshtim për krimet suksuale...

Tubim përpara ambasadës Serbe, Sevim Arbana: Të mos heshtim për krimet suksuale serbe në Kosovë

Nga Sevim Arbana

Vasfije Krasniqi- nje e mbijetuar nga dhuna seksuale e krimineleve serbe,sot deputete e Parlamentit te Kosoves, eshte e para grua kosovare, qe flet dhe tregon dhunen e tmerrshme qe ushtria serbe,militaret dhe paramilataret serbe, ushtruan ndaj vajzave, grave,motrave tona ne Kosove.

Ne kemi folur pak,per te mos thene aspak.
Ne u kemi qendruar shume pak afer, per te mos thene fare afer.

Ne vazhdojme te heshtim per kete krim te papare, qe ndodhi ne fund te shekullit 20 e fillim te 21.

Dje, Vasfije Krasniqi, me nje grupim grash nga gjithe bota, protetestuan ne NY-USA, ndaj ketij krimi te pashoq , duke kerkuar denimin e ketyre krimeve.

Dje grate tona ne Parlamentin Shqiptar, me nje shumice te konsiderueshme grashe, heshten si gjithmone, duke injoruar dhe anashkaluar kete dhimbje te pashoq te motrave e vajzave kosovare.

Dje, nje grupim shume i vogel, i inicuar nga Nertila Zef Haxhia dhe une, u solidarizuam ne nje tubim paqesor, para Ambasades serbe, ne Tirane, ora. 6 p.m

Ne solidaritet te levizjes “RallyForHerJustice”,qe nisi me nje tubim dje ne SHBA- New York, iniciative e aktivistes Vasfije Krasniqi, nje grup me aktiviste& avokate&gazetare, u beme bashke ne nje tubim mediatik prane ambasades serbe.NE fokus te tubimit, ne funksion te “RallyForJustice” qendron thirrja per denimin e krimeve te luftes, e krimeve seksuale te genocidit serb ne Kosove.
Vasfije Krasniqi, doli disa kohe me pare para Senatit Amerikan,duke deklaruar se ishte e dhunuar seksualisht nga forcat serbe ne kohen e luftes.

Sot ajo eshte deputete e Parlamentit te Kosoves, e cila cdo dite ka ne fokus aktivizmin per denimin e krimeve te Luftes ne Kosove, ne sistemin nderkombetar te Drejtesise.

Share: