Home KRYESORE Blerina Bombaj e quajti të padrejtë pushimin nga puna të policit që...

Blerina Bombaj e quajti të padrejtë pushimin nga puna të policit që shtyu Anila Hoxhën, gazetarja i përgjigjet: Nuk i kam hequr bukën e gojës askujt, po e dashur ai duhet të na gjuajë, pështyjë…

Pas incidentit të ditës së shtunë ku efektivi i policisë shtyu poshtë rrugës gazetaren Anila Hoxha teksa trupi i biznesmenit Rruzhdi Hoxha po nxirrej nga gremina, pati një sërë reagimesh.

Dietologia Blerina Bombaj përmes një postimi në Facebook është shprehur se rasti ishte i ekzagjeruar dhe se secili duhet të respektojë perimetrin e vënë nga policia duke thënë kështu se pushimi nga puna për efektivin ishte i padrejtë.

Menjehërë pas këtij postimi, gazetarja Anila Hoxha i është përgjigjur duke i thënë se duhet kuptuar puna e secilit, dhe ironikisht duke rrëfyer të gjitha incidentet e ndodhura atë ditë.

“Po të informoj unë” shkruan Hoxha duke i shpjeguar se perimetri i vënë nga policia ishte 20 minuta larg vendngjarjes dhe se nuk i është hequr buka asnjë polici pasi kjo e fundit ka kërkuar që ai të mos pezullohej nga puna.

Shkrimin e saj gazetarja e mbyll me frazat ironike: Unë jam me ty, gazetarët duhen vrarë, po pse me shtyrje e dashur Blerina, më mirë me gurë…

Postimi i Blerina Bombaj:

A eshte i drejte largimi nga puna i policit qe u konfrontua me gazetaren? Nuk isha ne vendngjarje te flas me siguri per cka ndodhi, por syri im i lire me kapi gazetaren brenda perimetrit te policise ku ndalohet te kalosh. Kush guxon ne nje vend europjan te shkeli rregullat e policise? Do thoni ju kush guxon te preke nje gazetar jashte? Kush tjeter e pa tamam prekjen, a ishte me qellim per ta rrezuar apo per ta larguar nga vendi ku nuk duhej te ishte? Me gjithe respektin qe kam per nje gazetare – mbi te gjitha grua, mendoj se ne kete rast, thjeshtesia e ekzagjerimit nepermjet rrjeteve sociale i kushtoi padresjtesisht vendin e punes nje familjari, qe as nuk e kam idene se kush eshte, kushdo qofte ai!

Postimi i Anila Hoxhës:
Nje pergjigjje ndaj Blerina Bombajt dhe kujtdo qe nuk di cfare eshte nje gazetar, cili eshte misioni i tij dhe cfare ben dhe nuk duhet te beje nje polic

Po Blerina Bombaj edhe une jam me efektivin e policise , po e dashur ai duhet ta flake nje gazetar , ta qelloje, ta shtyje , ta pershtyje, te beje cte doje me te

Keshtu si shtyu operatorin Endit Aga dhe gazetaren , apo sic hipen ne nje furgon kolegun Ermal Vija dhe i shqepen bluzen dhe e goditen me shuplaka , si ky polic dhe pese te tjere ne pyll e dashur Blerina, duhet te veprojne policet me kedo. Por shuplakat dhe shtyrjet rekomandaohen vetem per terren malor dhe si ragim rrethanor. here tjeter Blerina policet duhet te reagojne me bindshem, jo para kamerave, por fshehtas sic vepruan te shtunen me Ermal Vijen, nese munden mund tna qellojne me kepuce, shkop gome, jo vetem gazetaret por edhe me nje qytetar, edhe me ty, edhe me mua , edhe me cdokend tjeter. Polici duhet te beje cte doje ai

Po Blerina , meqenese ti nuk lexon, meqenese ti nuk shikon faktet, e dashur Blerina. Po te informoj une , shiriti ishte 20 minuta larg vendangjarjes. Vnedngajrja e dashur Blerina eshte po te ecen me shpejtesi ne pyll, larg , shume larg prej aty ku shtyhen gazetaret. E dashur Blerina, aq me teper nuk pati konflikt, as po kundershtonim policet dhe as po debatonim me ta. Edhe une jam me ty dhe madje madje them qe here tjeter cdo gazetar, perpara se te raportoje, te informoje, te guxoje , te hulumtoje, dhe permvi te gjitha te beje detyren ne sherbim te publikut, te hidhet perdite ne rrepire . Po Blerrina, jam me ty dhe jam shume dakor, me mire te kisha thyer qafen aty , bashke me operatorin

Dhe qe ti te jesh akoma me e qete, per keta gazetare qe ishin jashte shiritit por duhet te ishin akoma me ne brendesi qe te te tregonin ty dhe publikut se policia sdinte te administronte vendngjarjen, se policia gjeti hashash maleve dhe nuk tregoi dhe shume te verteta Blerina qe duhet ti shikosh dhe qe prekin direkt jeten e secilit. Jo Blerina , nuk ja kam hequr une buken policit, qe te qetesohesh , une as qe e kam kallzuar ,

madje madje kam teelfonuar drejtuesin e Policise me porosine ” mos e hiq ate polic nga puna “. E di pse, sepse jam edhe une me ty, po gazetaret duhen vrare. Sduhet te egzistojne. Une e para duhem vrare. Po pse me shtyrje e dashur Blerina. Me mire me gure, kam pare e lexuar se ndodh ne mesjete kjo gje.
Nderkohe shendet te uroj!

(E.D/faxweb.al)

Share: