Home KRYESORE Renditja e gjimnazeve publike në Tiranë sipas “Kartës së Performancës”, kryeson “Qemal...

Renditja e gjimnazeve publike në Tiranë sipas “Kartës së Performancës”, kryeson “Qemal Stafa”

Tiranë– Zyra Vendore e Arsimit Tiranë ka publikuar renditjen e 35 shkollave të mesme publike në kryeqytet. Vlerësimi i shkollave të mesme është bërë në bazë të vlerësimeve të arritura për vitin shkollor 2021. Janë 9 tregues, të cilët janë matur dhe kanë bërë renditjen e 35 gjimnazeve publike.

Në krye të listës së shkollave të mesme publike është gjimnazi “Qemal Stafa”.

RENDITJA

Vlerësimi i institucioneve arsimore në vend bëhet në bazë të matjes së 9 treguesve, ku mes tyre përfshihen: nota mesatare e rezultateve të 3 provimeve të maturës “Gjuha Shqipe”, “Matematika” dhe “Gjuha e huaj”. Gjithashtu tregues tjetër, numri i fituesve në Olimpiadën Kombëtare 2020-2021 në rang kombëtar, frekuenca e orëve të mësimit, diferenca ndërmjet vlerësimit me vlerësimin e përfundimit të klasës përkatëse, përqindja e nxënësve të larguar përkundrejt nxënësve të regjistruar në fillimin e vitit shkollor, rezultatet e kualifikimit të mësuesve në 5 vitet e fundit.

Nga 9 treguesit, të cilët maten për performancën e institucioneve arsimore rezulton se gjimnazi me treguesit më të mirë është “Qemal Stafa”
Ndërsa më poshtë janë gjimnazet: 2-“Sami Frashëri””, 3- “P.N.Luarasi”, 4- “Ismail Qemali”, 5-“Sinan Tafaj”. (Renditja e tyre është bërë sipas renditjes së ZVA Tiranë). Në vendin e 6 është “Besnik Sykja” dhe i renditur në vendin e 7 është gjimnazi “Jordan Misja”.

Renditja e mësipërme është renditja përfundimtare ku janë mbledhur të 9-të shumat e treguesve.

Share: