Nga Prof. Dr. Gazmend Pula
Ishte kënaqësi dhe privilegj i mirëfillët, dhe event me peshë madhore, pjesëmarrja në promovimin e dy librave më të rij të KryeMjeshtrit të Diplomacisë / Grand Master of Diplomacy/ z.Ambasador Shaban Muratit “Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë” dhe “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”.
Promovimi u mbajt në Tiranë në Sallën “Kosova” të Hotel Tirana, që të dyja librat të botuara gjatë këtij viti 2021 nga Fondacioni i mirënjohur Çamëria “Hasan Tahsini”.
Librat / monografitë e thelluara trajtojnë problematikat diplomatike më të mprehta dhe ende të pazgjidhura të shtetit dhe të kombit shqiptar me Serbinë dhe me Greqinë.
Ishte ky event madhor, me pjesemarrje të gjërë të mysafirëve të lartë dhe të shumë mediave shqiptare…! Fatkeqësisht, pa pjesëmarrjen – përkatësisht me mungesën demonstrative, për të mos thënë pjesërisht edhe provokativi-mospërfillëse, dhe pjesërisht edhe të pa/turpshme të përfaqësuesve të lartë institucional të që të dy Ministrive të Jashtme Shqiptare – veçanërisht të Shqipërisë, por edhe të Kosovës…!
E që do të duhej të ishin aty me përfaqësim institucional reprezentativ për promovimin e librave dhe veprës madhore / kapitale të diplomacisë shqiptare dhe problematikave aktuale dhe më akute, e madje edhe kritike të dy shteteve tona shqiptare…! Por, që me gjasë, sedrat e titullarëve të tyre, të fryra nga grandomania e imagjinuar, dhe pjesërisht e relativisht boshe, duket se nuk mund ta gëlltisnin dot qoftë edhe vetëm titullin e librit më të ri të Ambasador Muratit, që po promovohej:
“Vetëvrasja Diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”…!
KryeMjeshtrin e Diplomacisë tonë Ambasadorin më të spikatur, më kompetent, më të angazhuar dhe më të përkushtuar me ekspertizë kulminante, të pa rival të denjë në botën shqiptare pa dilemë fare – si dhe të tërë opusit të tij të botuar 16 vëllimesh, dmth të 16 librash / monografiish analitike voluminoze.
Janë këto vepra, një opus i tërë me ekspertizë të thellë, komplekse, të nuancuar dhe shumë-spektrale të diplomacise dhe marrëdhënieve ndërkombëtare – të rajonit dhe më gjërë – e që implikojnë dhe vazhdojnë ta ndërlikojnë akoma rrugëtimin e diplomacive dhe politikave të jashtme të gjertanishme të Shqipërisë dhe të Kosovës…!