Home Gjeo-Ekonomia 120 milionë lekë nuk disbursohen për persona në nevoje!!!

120 milionë lekë nuk disbursohen për persona në nevoje!!!

Nga Valbona Sulçe

A e dini qe 120 milione leke nga buxheti i shtetit te planifikuara per te mbeshtetur ndermarrjet sociale- biznese qe punesojne kryesisht pjesetare te shtresave ne nevoje- jane djegur per te dytin vit rradhazi, ngaqe nuk ka aplikime? Po qe nga 70 milione leke te aplikuara per Fondin Social te bashkive, 50 milione nuk jane perdorur?

Nderkohe 240 mije persona jane ne skemen e ndihmes ekonomike, dmth jetojne me me pak se 100 Euro ne muaj!!!! Nga keto 116 mije jane gra! Nderkohe bizneset e vogla qe jane ngritur me njemije mundime, i leme pa 3 km rruge qe turistet a produktet te shkojne te grate qe i kane ngritur keto biznese.

Dmth bejme ligje, akordojme buxhete, mbushim letra e formulare dhe ne fund parate nuk shkojne atje ku duhet!!!!!!!

Duhet te ishit me mua te Tulla Center te shihnit disa nga keto gra qe i kane vene shpatullat ekonomise familjare ne zona te largeta si Peshtan, Tepelene apo Kelcyre dhe mbajne me pune edhe dhjetera familje te tjera vec aktivitetit te tyre.

Dhe m’u kujtua thirrja e zonjes ne emisionin e Kol Bregut per pune. Sepse te jesh papune sot eshte dhune. Ekonomike. qe shkallezohet pastaj ne forma te tjera dhune. Ndermarrjet sociale jane edhe per kete.

T’u japin pune atyre qe nuk ua hap deren askush. Po per kete duhen te dhena, se nuk ecet me “a njeh njeri qe ka biznes social ne zone” kur bashkite minimalisht nuk mbledhin informacion, lere pastaj te aplikojne skemat e ndihmes. se edhe kur aplikojne nuk i cojne deri ne fund projektet.

Nuk e kemi luksin te “djegim” fonde, kur papunesine dhe shkallen e emigrimit e kemi ne keto nivele uleritese. Keto jane ca kembana qe duhet te bien fort, per veshet e atyre qe ende degjojne, por edhe per publikun qe duhet te jete me i perqendruar te hallet e veta sesa te ato te partive.

Dhe kjo behet kur ka transparence. Kur gazetaret raportojne me pergjegjshmeri per informimin e publikut dhe mbajtjen e zyrtareve te pergjegjshem.

Share: