Home KRYESORE Çdo humbje e nje njeriu me virtyte eshte lajm

Çdo humbje e nje njeriu me virtyte eshte lajm

Saimiri dhe Doktori para shume vitesh drejtonin nje emiosion ne Top Albania Radio. Emisioni titullohej “Radio Mania” dhe ne mos gaboj fillonte rreth ores 22 e vijonte deri ne mesnate.

Nje nate telefonoi ne emision nje vajze e vogel dhe edhe pse drejtuesit i thane se ishte e vogel dhe nuk lejohej te ishte pjese e emisionit ajo u tha. “Mora tju them nje lajm te keq. Me ka vdekur gjyshja.” Na vjen keq i tha Saimiri po ky nuk eshte lajm. Ajo kembenguli e u tha: Eshte lajm, se gjyshja ime ishte njeri i mrekullueshem. Ajo kurre nuk i beri keq njeriu, vec na donte dhe ndihmonte”.

Kjo ka ndodhur kur une enderroja te behesha gazetar dhe ishte mesimi im i pare. Cdo humbje e nje njeriu me virtyte eshte lajm, sepse shoqeria humb pjese nga zemra e saj. Humb ata njerez qe jane shtylla kryesore qe dallon nje shoqeri njerezore nga thjeshte nje shoqeri.

E bera kete hyrje sepse dje une bashke me miqte e mi i dhame lamtumiren e fundit nje njeriu qe ia kushtoi jeten e tij komunitetit sepse ishte zjarrfikes po veq kesaj e ai e konsumoi kohen e tij vetem duke bere mire.

Agron Shiba e humbi betejen e tij me vdekjen, nje beteje rreth 7 vjecare. Gjate gjithe kesaj lufte ai u gjunjezua vetem nje here, pardje kur edhe dha frymen e fundit. Ai kurre nuk e la detyren e tij edhe pse i semure.

Ai kurre nuk la punen, madje ai do te punonte edhe sapo dilte nga ambientet e spitalit. Ai la pas miresine e tij, bashkeshorten dhe dy femijet. Ne sot nuk e besojne kete qe ndodhi, sepee ai kurre nuk u ankua

Share: