Home KRYESORE BOTA E RREME!

BOTA E RREME!

Petro është zgjuar herët. Ka ditë që tryezën e punës e ka mbështetur te ana e dritares. Lindja e diellit.

  • Ka filluar të më bjerë shikimi.
    Më tha, kur e ndihmova ta vendosë. Perëndi, u luta me tërë shpirtin, jepi dritën tënde ta mbarojë studimin që i ka kushtuar jetën. “Shqipja dhe sanskritishtja”.
    Zbres shkallët me kujdes. I zhytur mbi letra s’më ndjen. Pres te fundi. Ai merr lapsin i nervozuar dhe fillon të korrigjojë ç’ka shkruar.
  • Duhet t’i bëj të tëra vetë. Ata kanë një tufë që ua rregullojnë. Plehrat.
    Flet me vete me zë të lartë.
  • Mund të të ndihmoj.
  • A ha, edhe ti herët qenke ngritur. Jo, se e mbarova. Pas mëngjesit do të vazhdojmë mësimin që lamë në mes te “Starbaksi”.
  • E do ta sjell këtu, apo do ngjitesh lart dhe hamë bashkë. Aida na ka bërë petulla me mjaltë.
  • Është e mbaruar në gatim Aida. Por, sot, nëse s’përton, sille këtu.
    Studioja e Petros është dhoma e madhe në katin e parë të shtëpisë. Dritarja shikon nga kopshti dhe natyra e qetë i krijon gjendje tjetër. Meditim.

Profesori: Vazhdojmë. Dimë se:

(x = -x) = 〇

Mos harrojmë simboli “〇”është zgjidhja e vetme e ekuacionit të Qendrës, sepse vetëm për këtë simbol kemi:

〇 = – 〇

Prandaj ne mund të themi:

Zoti = Coincidentia oppositorum = (x = – x) = 〇

Duke qenë kështu simboli Ф mund të interpretohet si (ndarje, / ) nga Zoti ( 〇 ).
Po mëkati (engl. sin) nuk është tjetër veçse pikërisht kjo:

“Ndarje nga Zoti”.

Prandaj ekuacioni simbolik ( ● = Ф ) mund të vështrohet edhe si një përcaktim themelor i mëkatit:

“Mëkati ( ● ) është ( = ) ndarja nga Zoti ( Ф )”.

Studenti: Domethënë sa herë ne mëkatojmë ndahemi nga Zoti? Shkojmë kundër tij?
Profesori: Po:

Kur ndahemi ( / ) nga Zoti ( 〇 ), kur bëjmë simbolikisht Ф, ne ndyhemi (we become impure… dirty… filthy…) ( ● ) e i kundërvihemi, e mohojmë atë ( – 〇 ).

Studenti: Dhe ky është, në qoftë se nuk gabohem, edhe miti i Adamit dhe Evës, që nuk e dëgjuan, nuk ju bindën Zotit (engl. Didn’t obey God) e pra u dëbuan nga Parajsa…?
Profesori: Po, po atë strukturë ka, është “izostruktural” me të.
Ne pamë se:

Parasja = Qendra = Zoti = (x = – x) = 〇

Duke qenë se Adami dhe Eva nuk ju bindën Zotit, të gënjyer nga Shejtani (engl. Satan, the Devil in the shape of a Serpent… Read in the Bible, Genesis…) ajo që ata bënë simbolikisht (engl. what they did symbolically… mund të tregohet me – 〇 e pra edhe Ф, e pra (engl. and so therefore also…) ● (mëkati, e keqja, e ndyra…).

Mirëpo ne pamë se kemi gjithashtu:

(x = – x) = 〇 = … ( E )

(x = x) = – (x = – x) = – 〇 = ● … ( F ).

Ata kaluan kështu nga gjendja parajsore (engl. paradisiacal state), me logosin (logjikën) e saj E, në gjendjen tokësore me logjikën a logosin e saj F.

Meqenëse siç kemi parë E > F ne shikojmë se diçka atyre ju zbrit (engl. something was substracted from them…) prandaj dhe zbritën, domethënë ranë (engl. fell) nga Parajsa. Me këtë rënie filloi Bota…

Studenti: Kuptoj që po më flet për gjëra tepër të rëndësishme, por nuk po arrij të të kuptoj plotësisht. Prandaj dhe të lutem, zgjerohu pak, bëhu pak më i qartë e i kapshëm nga intelekti im…
Profesori: Ke të drejtë, sikur u nguta pak… (engl. I was truly in a kind of a rush…).
Mirë atëherë… Pikësëpari shihet se si Shqipja shtron (pozon) ekuacionin simbolik:

  • 〇 = 〇 … ( F )
    ↓zbritje zbritje
    (engl. substraction). (engl. fall, descent, declining, abatement…)

Që është një ekuacion ( ekuivalence) simbolik që përfshihet (engl. is included, is contained, is covered by…) siç do të thonim në formulat e Algoritmit Simbolik… Po dhe këtu që tani ne jemi në gjendje të japim një demonstrim logjik të kësaj formule.

Dhe në fakt, ne dimë se kemi:

  • 〇 = ● … ( F ). Por ● mund të interpretohet, ndër të tjera edhe si materie (lëndë) dhe në dimë se lënda peshon (engl. weights), se materia rëndon (engl. is heavy) dhe si e tillë (engl. and as such) bie (engl. falls).
    Kështu që kemi ekuacionin simbolik:

● = 〇 … ( F ).

Në qoftë se simbolin ● e riinterpretojmë tani si e keqe, si mëkat (ingl. sin), ne shohim se Adami dhe Eva mëkatuan ( ● ) në Parajsë ( 〇 ) e pra nuk mund të rrinin më aty (● = – 〇) e pra u dëbuan që andej, e pra ranë (engl. they fell…) ( 〇 ).

Studenti: Pra nëpërmjet formulave të Algoritmit Simbolik, ne rigjejmë mitin e mëkatit origjinal (engl. Original sin)?
Profesori: Po, siç e sheh… Dhe vërë re, meqenëse simboli ● mund të interpretohet edhe si mëkat ( ● ), por në të njëjtën kohë edhe si materie, e pra edhe bota materiale, ne shikojmë se bota si e tillë filloi, u krijua nëpërmjet mëkatit origjinal.

Studenti: Ju po thoni, me fjalë të tjera, me sa kuptoj unë, që, sikur Adami dhe Eva në Parajsë të mos kishin mëkatuar (engl. if… they had not sinned…) Bota (materiale) do mos ish (nuk do të ishte, engl. would not have been…) krijuar?
Profesori: Pikërisht këtë po them, megjithëse e di që ky kjo do të të duket jo vetëm e pabesueshme, por edhe blasfemuese (engl. blasphemous). Por, nga sa do të shohim më poshtë, ti do të bindesh se është vërtetë kështu.
Vër re, në shqip:

krim = (engl. crime)
krym = fatto, creato
E vë re sa shumë ngjajnë këto fjalë? Ato sajojnë (formojnë) një homonimi pothuajse të plotë. Mund të formulojmë këtë aforizëm në shqip:

“Bota asht krym nëpërmjet një krimi”… (engl. “The world has been created thanks to a crime”).
Krimi (the crime) që është ai kundër Zotit, mund të paraqitet simbolikisht si: – 〇. Në gjuhën e Mendimit Simbolik ( = Mistik ) ky njihet me emrin: (engl. “The cosmogonic Sacrifice”). Këtu fjala “cosmogonic” do të thotë “botë (cosmos) lindëse (gonic)”.

Le të lexojmë te Cirlot lidhur me këtë çështje:

“Cosmogony: The basis of most cosmogonie is the ‘Cosmic Sacrifice’, expressing the idea that the creation of forms and matter can take place only by modifying primordial energy. Such a modification, so far as most primitive and protohistoric peoples are concerned, was seen to exist in such a painful forms as mutilation, struggle or sacrifice. In Babylonia cosmogony it assumed the form of the killing of the original mother Tiamat (the dragon), whose body was used in the creation of heaven and earth. Hindu tradition links the struggle of the gods with a tribe of devils called Asuras, or with monsters of some other kind. According to the Rigveda, the gods would sacrifice a primeval being – the giant Purusha. In Persia it was a bull which was sacrificed by Ahriman or Mithras. In Scandinavia it was the giant Ymir who was dismembered by the Aesir gods and then used as a material for the creation of the world…” (page 64-65).

Siç sheh, në qoftë se e tregojmë Hyjninë (Zotin) me 〇, në tekst na thuhet se Bota u krijua me:

  • 〇 (mohim, “vrasje”, sakrificë…)

ose me Ф (engl. mutilation… dismembering… modificatio of the primordial energy…).

Por ne dimë se:

  • 〇 = Ф = ● … ( F ). Pra dhe Mendimi Mistik (Simbolik) na thotë të njëjtën gjë, ai rikonfirmon, me fjalë të tjera, plotësisht ato që ne deduktuam krejt logjikisht…

Studenti: Në tekst ne lexuam se “… the creation of forms and matter can take place only by modifying primordial energy…”. Si duhet kuptuar kjo?
Profesori: Një pyetje e mençur (engl. smart question…). Energjia Primordiale është Engjia infinite (e pafund, pambarim…) e Zotit. Po ne pamë se simboli 〇 ka ndër të tjera edhe kuptimin: engl. “The All, Infinity…”. Pra duke qenë kështu, simboli 〇 mund të shërbejë fare mirë për të paraqitur simbolikisht, engl. “the infinite primordial Energy…”, ndërsa simboli Ф,
meqenëse Ф < 〇 , mund të shërbejë fare bukur për të shprehur, engl. “the modification of the primordial infinite Energy”.
Fjala “modification” (shqip “modifikim”) do të thotë ketu: “zvogëlim” (engl. diminuition). Me fjalë të tjera, energjia primordiale infinite (e pambarim, e pafund) që të mund të krijojë duhet të zvogëlohet, të bëhet e fundme (engl. finite). Dhe, vërtetë:

Energji primordiale pafund = 〇 = – ● = jo materie, jo krijim materie, jo krijim të Botës materiale, ndërsa:

Eneregji primordiale e modifikuar = Ф = ● materie, botë materiale, krijim i Botës materiale.
Edhe në këtë rast meqenëse 〇 = E dhe Ф = F shihet se krijimi i botës lidhet me kalimin nga kodi E në kodin F. Dhe nëqoftesë nga ana tjetër, siç pamë F = Ф = ● = 〇 =

rënie (engl. fall), krijimi i Botës lidhet kështu me rënien nga kodi E në kodin F, gjë që mund ta shprehim si:

E
↓ = ● (krijimi i Botës materiale)
F

Studenti: Pra krijimi i Botës Materiale lidhet me një rënie (engl. fall)?
Profesori: Po. Dhe është një rrenë (engl. lie, illusion…).
Studenti: Si, si? Një rrenë…?!
Profesori: Për mendimin mistik… Lexojmë, lidhur me këtë çështje te Cirlot:

“Maya: … The world, not as it is in itself, but as we perceive it and react upon it, is the product of our own maya or delusion. It can be described as our own more or less blind life-energy, producing and projecting demonic or beneficient shapes and appearances. Thus we are the captives of our own Maya-Shakti and of the motion picture that it incessantly produces… The Highest Being is the Lord and master of Maya. All the rest of us… are the victims of our own individual Maya… To liberate man from such a spell… is the principal aim of all the great Indian philosophies…”. (pag. 206)

Studenti: Tani e kuptoj… Ke të drejtë, filozofikisht është pikërisht kështu. Këtë thonë pak a shumë edhe të gjitha filozofitë idealiste… Tani e kuptoj përse thuhet “fenomenet” e Natyrës. “Feno” do të thotë “dukem” (engl. I seem to be…) dhe në shqip “Dukuritë” e Natyrës (engl. the phenomena, the appearances of Nature).
Profesori: Ashtu vërtetë dhe ja vër re sa mirë të lashtët, të vjetrit, (engl. the ancients…) i kanë ditur keto gjëra… Hë, dhe vër re gjithashtu në shqip:

event, happening
ngjarje {
similarity, appearance, (but not reality, not truth)

Në këtë mënyrë Shqipja na thotë fare qartë se ngjarjet (engl. the events, the happenings…) në këtë botën tonë materiale janë vetëm ngjashmerira me Realitetin e Mbramë (engl. The last, profound Reality) që fshihet pas tyre (which lies hidden, behind them…). Pra, bota kështu sikundër ne e perceptojmë (engl. perceive) është vërtetë një rrenë, domethënë një gënjeshtër, (engl. a lie). Prandaj shpesh në shqip thuhet: “Ah, botë e rreme”! (engl. false, phony…).
Studenti: Por, duke qenë se bota është e rreme, atëherë çdo gjë në të do të jetë po e tillë, domethënë, e rreme…
Profesori: Sigurisht… Prandaj si në Budizëm, ashtu dhe në Krishterizëm, na thuhet: “Mos e doni botën dha asgjë në të…”, (engl. Don’t love the world nor anything in it…). Këtë predikon Mendimi Mistik dhe këtë predikojnë edhe të gjitha filozofitë dhe fetë (engl. religions) më të lashta dhe të mëdha të Lindjes (engl. East).
Studenti: Hë, dhe siç duket, të parët (engl. ancestors) e Shqiptarëve e kanë ditur këtë, sepse e kanë përfshirë, këtë të Vërtetë Themelore, në gjuhën e tyre: rënie (engl. fall, me të cilën bota filloi…) dhe rrenë ( engl. lie, illusion).
Profesori: Po. Por edhe në vetë anglishten:

to fall = me ra, 〇

to fail

to filth = me ndy, ●

false = e rreme, … – 〇

(duke qenë se 〇 = Qendra, Zoti, e Vërteta Absolute…)

Le të zgjerojmë këtë bisedë dhe le ta ndërpresim pak ecjen përpara në ndërtimin e Algoritmit, për të vënë në dukje përherë e më tepër informacionin e rëndësishëm dhe të gjithanshëm (engl. universal) që ne mund të nxjerrim nga gjuha, duke e analizuar atë ashtu siç vepruam gjer tani, domethënë, kryesisht, duke rrokur ngjashmëritë e fjalëve (homonimitë dhe gjysëm a thuajse – homonimitë) që tregojnë dy a më tepër (engl. two or more) objekte, sende…
Studenti: Jam plotësisht në një mendje me ty. Këto “lojra” fjalësh më pëlqejnë kur shoh se si pas tyre fshihet një informacion kaq i rëndësishëm…
Profesori: Këtu e mbarojmë për sot.

Mesditë. Dielli, tashmë është ngritur mbi ahun e lartë në kopsht dhe përmes degëve të zhveshura, rrezet prekin dëborën e ngrirë. Drita reflektuese e kristaleve të akullta sjell te ne, pranë dritares, bukurinë e saj: shkëlqimin e dëborës.

  • Dëbora reflekton nëtëdhjetë përqind të rrezatimit UV.
  • Që do të thotë ekspozohemi ndaj një doze dyfishe të UV-së: diellit dhe dëborës.
  • Çfarë thotë ligji i reflektimit për këtë?
  • Kur drita reflektohet nga një sipërfaqe e lëmuar, këndi i reflektimit është i barabartë me këndin e rënies dhe të dy rrezet shtrihen në të njëjtin rrafsh. Drita e reflektuar është e ndritshme, një imazh i vogël i diellit.
  • Që rrezja e dritës të godasë syrin tonë dhe të bëhet e dukshme, kristali duhet të jetë i shtrirë në këndin e duhur në sipërfaqe, në mënyrë që këndi i reflektimit ta dërgojë rrezen në drejtimin tonë.
  • Po, Nga mijëra kristale akulli qe shtrihen në sipërfaqe, ne shohim vetëm ato që rreshtohen saktë.
  • Shkëndija dëbore.
  • Për të parë shkëndija dëbore duhet që ajo të jetë e thatë, sepse ashtu kristalet e akullta qëndrojnë të ndara si një sipërfaqe e sheshtë reflektuese.
  • Kjo është gjuha e shkencës. Po ajo…?
  • Gjuha Mistike na mëson se dëbora është një kanal energjie, është një zë hyjnor që na flet përmes imazheve vizuale, në mënyrë që ne ta përjetojmë atë me shqisat tona trupore. Tani mbylli shënimet dhe le të bëjmë një cpë udhë në këmbë përmes kësaj bardhësie e të bëhemi gati për drekë te “Çallma”.
    “Çallma” është restoranti persian që Petros i pëlqen shumë. Flet farsi me pronarin. Janë miq.
Share: