Në një dalje për mediat këtë të hënë, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, është shprehur se dalja e të dhënave ka pasur për qëllim destabilitetin e vendit.
Më tej, Balla theksoi se ka ardhur koha që të rishihet ligji dhe niveli i penaliteteve për keqpërdorjen e të dhënave personale të qytetarëve.
“Mbështes hetimin e prokurorisë dhe personat e përfshirë në këtë ngjarje kriminale, një përpjekje për destabilizim dhe këtë i referohem situatës të krijuar në disa kompani pasi prishin marrëdhënien punëmarrës e punëdhënës, shoqëria dixhitale është vunerabël ndaj vjedhjes së të dhënave, shumë shtete në botë kanë rënë pre e sulmeve kibernetike dhe ky është sa sulm kibernetik dhe vjedhje të dhënave, ndëshkimi më i madh duhet të bëhet në këtë rast që të parandalohen raste të tjera në të ardhmen, Institucionet e drejtësisë kanë nevojë të hetojnë edhe fshehje të deklarimeve apo deklarime të rreme se i bën mirë një hetimi të plotë të të gjithë këtij krimi që ka dëmtuar. Ka ardhur koha që ne të rishohim edhe njëherë nivelin e penaliteteve për të dhënat personale, si një kundërpërgjigje për të rritur mburojën kundër keqpërdorjes së të dhënave”, tha Balla./Opinion.al