Home KRYESORE Foto/Sejko: Nga janari i 2022 hidhen në treg dy kartëmonedhat e reja

Foto/Sejko: Nga janari i 2022 hidhen në treg dy kartëmonedhat e reja

Foto/Nga janari i 2022 hidhen në treg dy kartëmonedhat e reja


Nga data 17 janari i 2022 do të hidhen në treg kartëmonedhat e reja 500 dhe 2000 lekë. Këtë gjë e ka bërë të ditur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko përmes një konference për shtyp.

Vlen të theksohet se në vitin 2021, kemi prodhuar edhe 2 kartëmonedhat e fundit të serisë, ato me prerje 500 dhe 2000 Lekë, të cilat pritet të hidhen në qarkullim në ditët në vijim, duke realizuar përfundimisht kompletimin e serisë sonë të re të kartëmonedhave, të përbërë nga 6 prerje. Duke filluar nga data 17 janar 2022, kartëmonedhat e reja do të jenë në duart e publikut dhe do të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e serisë aktuale. Ato janë dizajnuar dhe prodhuar me teknologjinë më të fundit të fushës dhe janë të pajisura me elemente bashkëkohore dhe të sofistikuara sigurie“,-tha Sejko.

Kujtojmë se shtator të vitit 2019 u hodhën në treg kartëmonedhat 200 dhe 5000 lekë dhe në qershor të vitit 2021 u hodhën në treg dy prerjet e reja të 1.000 lekëshit dhe 10.000 lekëshit.

Seria e re e kartëmonedhave është prodhuar me teknologjitë më të fundit në fushën e prodhimit dhe elementeve të sigurisë së kartëmonedhave, me qëllim që ato të jenë më të sigurta.

Share: