Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Gazetarët e raportimit dhe Komisarët e analizës…

Gazetarët e raportimit dhe Komisarët e analizës…

𝗣͟𝗢͟ 𝗗͟𝗘͟𝗞͟𝗟͟𝗔͟𝗥͟𝗜͟𝗠͟𝗜͟ 𝗜͟ 𝗩͟𝗔͟𝗥͟𝗙͟𝗘̈𝗥͟𝗜͟𝗦͟𝗘̈?

Nga Armir Shkurti

U mahnitët nga pagat e çmendura të “gazetarëve”?

Ju pyes juve që s’meritoni as kaq poshtërim sa ju bën çdo pushtet, epror a autoritet!
Sepse nuk vrisni mendjen as sa për ti vënë sendit emrin që ka!!!

Gazetar është “ai djali” ose “ajo goca” që lagen në shi e nxihen në diell në terren për të bërë lajmin. Shumicës nuk ua dini emrat, sa për fajin tuaj aq edhe për të politikës. A pyetët se ” sa e kanë rrogën gazetarët, ata që bëjnë lajmin”? Do befasoheshit shumë për djalin a vajzën që bën lajmin por ti s’i di emrin. 25000 lekë në muaj. Ka që marrin 30, 35 madje edhe 40 000. Por s’kanë as të diela e as festa. Janë skllevër. Një pjesë e tyre ka pasionin dhe ëndrrën që të frymëzon ky zanat. Të tjerë duan një punë për të jetuar në Tiranë. Të dyja palët robtohen në punë, herë pa ngrënë e herë me një byrek në dorë, me shpresën se po bëjnë o emër ose para. Ose të dyja.

Por është thjesht iluzion!

Fati i tyre varet nga skllavopronarët. Janë ata që abuzivisht edhe ju i quajtët “gazetarë” por paguhen 30 deri 40 herë më shtrenjt se skllevërit e tyre. Blushët, fevzinjtë e companie. Pagat e tyre, në fakt, janë krejtësisht të argumentuara. Por, për të qenë të drejtë, le tu vëmë gjërat emrat e saktë:

Këta me paga 5 – 15 mijë euro në muaj meritojnë këtë shpërblim për shkak se bëjnë me zell e bindje detyrën e KOMISARIT!

Këta janë KOMISARËT e ESTABLISHMENTIT shqiptar. Janë fshehur pas emrit fisnik “gazetar” siç djalli mund të fshihet nën një rraso prifti. I kanë shpikur vetes emërtime të tipit “analist”, “opinionist”, “kontekstualist” e plot të tjerë për të justifikuar daljen në ekran në 9 të darkës. Veshur e krehur, nisin përnatë shfaqjen e “sherrit”, batutave, hamendjeve, duke orientuar opinionin tuaj në drejtimin që do sundimtari juaj.

Pra këta NUK JANË GAZETARË!! MOS I NGATËRRO!! Mund të vijnë nga ajo fushë, por titullin, emrin dhe shpirtin e kanë shitur për të punuar KOMISARË!!

Po këta kanë shkatërruar po aq zellshëm si profesionin ashtu edhe misionin e gazetarit a. Për të sunduar mbi skllevërit e terrenit b. Për të shmangur rivalitetin c. Për të realizuar misionin e kthimit të medias nga pushteti i katërt në këndin e kuq të oligarkisë.

Këta, pra, e meritojnë të gjithë atë pagë shumëmilionëshe, siç ajo pagë i padit qartë si KOMISARË TË KUQ, VRASËS TË MEDIAS SI PUSHTET DHE GAZETARISË SI MISION E PROFESION.

Kthehem tek të varfërit, atë “çunin” dhe “gocën” që ti s’ua di emrat por që ata paguhen sa për të ndarë 4 vetë një apartament dhe mbsjtur frymën me byrek tregu. Me ata nuk u more? Varfëria e tyre të vjen mirë. Ke inatin pse paguhen aq shumë ” ATA” dhe jo pse keqpaguhen “këta”. Është shumë gjatë për ta shpjeguar, veç pash Zotin mos quani “gazetarë” zhigolotë që, me paratë tuaja, jua bëjnë nënën mëngjes- drekë- darkë. Ata janë pushteti dhe quhen KOMISARË!! Dhe ata që i paguajnë lekun e kanë vërtet letër!! Juve jua marrin dhe për t’ju larë juve trurin e hedhin, se u kthehet shumëfish

Share: