Home KRYESORE Kreshnik Çollaku: Unë besoj që e gjitha bëhet për të krijuar një...

Kreshnik Çollaku: Unë besoj që e gjitha bëhet për të krijuar një strukturë paralele në PD…

Nje sqarim per ata qe nuk kuptojne e ata qe bejne sikur nuk kuptojne.
————————

Nga dt 10 shtator jam perpjekur me te gjitha mundesite per te mos nxitur ndarjen e rende qe po pervijohej ne PD. Per asnje interes politik personal vetem ne bindjen se konflikti e ndarja mes demokrateve te vetmen viktime do te kete vete demokratet.

Jam ballafaquar me dhjetra mesazhe, fyese, shantazhuese, bullizuese. Me eshte kujtuar puna e karriera, duke harruar se une ish studenti i dhjetorit,antari i greves se urise, pedagogu prej 20 vitesh i Universitetit te Tiranes, doktoranti ne marredhenie nderkombetare pervec respektit dhe punes se ndershme paskam borxh jeten per emerimin si diplomat e me tej si zyrtar i larte.

Jam perpjekur te mos nxis konflikt ne situaten e krizes ne PD. Kam bere te qarte qendrimin tim per situaten ne PD.

Kam heshtur e nuk kam fyer askend edhe pse jam vene shpesh perballe fyerjeve qe as do ti kisha imagjinuar.

Eshte nxitur nje reagim viral lidhur me nje status timin,ku nxitesit nuk shohin henen por gishtin qe ua tregon.

Nxitja e viktimizimit mes demokrateve qe kane firmosur ne njeren ane se i paskam cilesuar si serb,eshte thjesht perverse.

Po une besoj se ajo cka po ndodh,eshte perpjekja per te krijuar nje strukture paralele ne PD dhe bindja ime eshte se asnje strukture paralele nuk mund te rrezoje nje strukture legjitime. U kam thene se per tu bere legjitime cdo vullnet i njeres pale duhet bashkuar me palen tjeter edhe si procedure. Kjo ben te vlefshem cdo vullnet e vendimmarje.

Referimi me situaten e strukturave paralele ne Kosove eshte qartesisht si referim per nje situate ku nje vullnet njerezish refuzon te njohe institucionet e zgjedhura.

Kush me njeh e di se ska vend krahasimi me serbet. Ata qe e nxisin kete e dine mire,por cka u duhet eshte mbushja e dites me dike qe duhet lincuar per te fituar buken e perditshme.

Demokratet e dine se kur ka qene koha e nevoja per perballje une kam qene ne krah te tyre dhe kur jeta ka qene ne rrezik,ndryshe nga nxitesit e ketij viktimizimi e kesaj ndarje qe shkruanin statuse nga holli i Rognerit.

Share: